E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona mund ta lë Al-Waslin

Diego Maradona kërcënon se mund të largohet nga ekipi i tij aktual, Al-Wasl, në fund të sezonit. Legjenda e futbollit argjentinas është i zhgënjyer me kryesinë e klubit, e cila nuk ia ka sjell lojtarët për të cilët kishte nevojë.

“Më kanë bërë premtime, është dashur ta përforconin ekipin me lojtarë kualitativë. Por, kjo nuk ka ndodhur”, u shpreh ‘Pibe de Oro’ në një konferencë për shtyp.

Ish selektori i Argjentinës, aktualisht në klubin nga Dubai, mund të rikthehet në atdhe për të pushuar, para se ta gjejë ndonjë angazhim tjetër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›