elsi beson deri ne fund

Çelsi do të sulmojë prej minutës së parë, në tentativën për të përmbysur disavantazhin 3-1 me Napolin, që prej periudhës kur skuadra drejtohej nga Adre Vilas-Boas. Tashmë, edhe fati i trajnerit të përkohëshëm, Roberto Di Mateo mund të varet nga fakti nëse londinezët do të arrijnë të kualifikohen në çerekfinalet e Champions League.
Anglezët besojnë se kualifikimi është i mundshëm, edhe pse Napoli paraqitet në “Stremford Brixh” në formë të jashtëzakonshme dhe pas gjashtë fitoreve radhazi, por drejtuesi i stolit blu është optimist.
“Mendoj se do të ishte e rëndësishme që ta nisnim ndeshjen njësoj si kemi luajtur kundër Barcelonës. Nëse luajmë prej fillimit në sulm dhe me mbështetjen e tifozëve tanë, atëherë mund të besojmë te përmbysja. Kjo do të ishte vendimtare për të luftuar deri në fund për kualifikimin. Kemi eksperiencën e duhur dhe duhet të tregojmë durim, sepse e kemi të qartë që dy gola mund të shënohen edhe në harkun e pak minutave”, u shpreh ai.
Di Mateo pranoi se Çelsit do ti nevojitet edhe pak fat për të vazhduar aventurën në Champions.
Çelsi ka rigjetur kapitenin Xhon Terri në formacionin titullar. Mbrojtësi tregoi sesa i rëndësishëm është kualifikimi për klubin.
“Kualifikimi është i rëndësishëm, pasi shumë lojtarëve u përfundon kontrata ose janë në negociata për rinovim. Duhet të luajmë në Champions pasi kjo i shërben financave të klubit, por edhe për të tërhequr lojtarët më të mirë që të bëhen pjesë e skuadrës”, tha Terri.
Në fund Terri mohoi kategorikisht zërat se lojtarët kishin pjesën e tyre të përgjegjësisë në largimin e Vilas-Boas nga drejtimi I stolit, duke theksuar se ky ishte një vendim i pronarit Abramoviç dhe bordit drejtues.