E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indian Uells Federer fitorja e 35 ne 37 sfida

Roxher Federer regjistroi një fitore të vuajtur përballë kanadezit Milosh Raoniç dhe u kualifikua në raundin e katërt të turnout ATP “Indian Uells” që po zhvillohet në Kaliforni, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Tenisti zviceran arriti të përballonte startin e furishëm të lojës nga Raoniç, duke humbur setin e parë me rezultatin 7-6. Kjo edhe prej shërbimit shumë të fort të kundërshtarit. Megjithatë, Federer e përmirësoi lojën dhe fitoi dy setet e tjera 6-2, 6-4 me disa goditje të klasit të lartë, ndërsa dueli përfundoi pas dy orësh, me një kthim të gabuar të kanadezit.
Pavarësisht gjendjes jot ë mirë shëndetësore, aktualisht 30-vjeçari është tenisti më në formë i momentit në botë, duke regjistruar triumfin e 35-të në 37 sfida të luajtura.
Federer, i cili nuk kishte luajtur asnjëherë më parë kundër 21-vjeçarit Raoniç, tashmë do të ketë përballë brazilianin Tomaz Beluçi, që u kualifikua falë tërheqjes prej gjendjes jot ë mirë shëndetësore të rusit Nikolai Davidenko.
Zvicerani e cilësoi të vështirë përballjen me Beluçin, i cili kërkon të konfirmohet në tenistin elitar, por edhe për faktin se nuk e njeh kundërshtarin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›