E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adriano prish kontraten me Korinthiansin

Ai nuk është më në lartësitë e dikurshme kur shkëlqente me Interin, por gjithsesi emri i tij vazhdon të jetë interesant. Adriano dhe Korinthians e kanë ndërprerë para kohe kontratën që i lidhte dhe sulmuesi i fuqishëm duhet të përpiqet edhe një herë për të ringjallur karrierën e tij. Trajneri Tite përpiqet të jetë pozitiv.
“Sportisti dhe bordi, dhe këtu kam parasysh edhe trajnerin, vendosën që të ndërpresin kontratën për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve, që është e pashmangshme me kalimin e kohës. Unë vazhdoj ta mbështes Adrianon dua që ai ta vazhdojë karrierën. Unë jam me të. Nuk ishte vetëm një gjë që solli çarjen, ishin shumë gjëra. Askush nuk bën diçka vetëm për një arsye të vetme”.
Adriano ishte një sulmues tepër premtues i Brazilit, ndërsa Parma dhe Interi ishin stacionet e shkëlqimit të tij në Serinë A, veçse më pas nisi rënia. Njeriu që luajti gati 50 ndeshje për kombëtaren, ka pak shpresa të fitojë luftën me mbipeshën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›