Reali tre sulmues kunder ruseve

Zhoze Murinjo ka paralajmëruar se Reali I Madridit do të luajë në sulm prej minutës së parë, në sfidën e kthimit në 1/8-at e Champions League me CSKA-në e Moskës. Edhe pse në letër janë më të favorizuar, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Rusi, spanjollët do të tentojnë të hipotekojnë sa më shpejt kualifikimin në çerekfinale.
“Nuk do të luaj me dy sulmues, por me tre”, tha Murinjo që kërkoi edhe mbështetjen e tifozëve. Drejtuesi I stolit “merengue” shtoi se “futbolli është i bukur sepse jo gjithmoë fiton skuadra më e mirë. Në ndeshjen e parë tifozët rusë “luajtën” bashkë me lojtarët e CSKA-së dhe tani që Reali luan në ‘Bernabeu’ dua që tifozët tanë të na mbështesin fuqishëm”, tha ai.
Madrilenët kanë humbur vetëm 1 nga 19 ndeshjet e fundit në aktivitetin më prestigjioz për klube dhe kjo ishte gjysmëfinalja e edicionit të kaluar me Barcelonën, por “Mou” beson se në Champions nuk ka ndeshje të lehta, pasi të gjitha skuadrat janë elitare në ligat e tyre, ndërsa thekson se e ardhmja e tij nuk varet as nga një humbje me rusët dhe as nga triumfi në Champions.
Në konferencën për shtyp përkrah teknikut luzitan është paraqitur edhe Kristiano Ronaldo. Ylli portugez paraqitet përpara gazetarëve pas 547 ditëve dhe për çudi e bën këtë vetëm pak orë pas konferencës së rallë të rivalit të tij, Lionel Mesi.
I ngacmuar për 5 golat e ylli të Barçës, Ronaldo tha se kjo është diçka positive për futbollin, por nënvijëzoi se objektivi i tij nuk është ta arrijë argjentinasin në klasifikimin e golashënuesve në Champions, pas e rëndësishme është që skuadra të fitojë.
Sulmuesi I Realit mbetet një ëndërr e Milanit dhe presidentit Silvio Berluskoni, por ai theksoi se Seria A nuk e tërheq shumë dhe ndihet mirë në Madrid, ndërsa u shpreh I bindur se trajneri Murinjo do të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”.