Juve mendon per Champions

Juventusi po planifikon të ardhmen e madhe, investime të fuqishme për ndërtimin e një skuadre të denjë për përfaqësimin në Champions League. Me kontingjentin aktual, skuadra e Kontes ka mahnitur, madje përtej edhe parashikimeve më optimiste është në garën për titull.
Por, tashmë nevojitet hapi cilësor dhe kjo mund të realizohet vetëm me afrimin e emrave të mëdhenj. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë përgatitur listën e dëshirave dhe aty figurojnë disa prej futbollistëve më të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare.
Duke nisur nga Arjen Roben. Ylli holandez vazhdon të deklarojë se do të largohet nga Bajerni i Mynihut dhe bardhezinjtë synojnë të shfrytëzojnë rastin. Për të bindur bavarezët në këmbim të Roben, Juve është gati të paguajë 14 milionë euro dhe të transferojë në “Alianz Arena” Milosh Krasiç.
Përveç “tulipanit”, që cilësohet si një prej sulmuesve të krahut më të mirë në botë, torinezët vazhdojnë të përgatisin terrenin. Një përforëcim i mundshëm është Alesandro Nesta, i cili mund të ndjekë shembullin e Andrea Pirlos dhe të transferohet te Juventusi me parametër zero në fund të sezonit. Mbrojtësi do të ishte një tjetër “dhuratë” e pavullnetshme nga “Djalli” për rikthimin në majat e futbollit Italian dhe europian.
Merkato e Juventusit është e përqendruar edhe në Angli, ku synohen katër yje. Bëhet fjalë për dy lojtarët e Arsenalit, Aleksandre Song dhe Robin van Persi, mesfushorin e Çelsit, Mikael Esien dhe sulmuesin e Liverpulit, Luis Suarez.
Po në repartin ofensiv, përveç emrave tashmë të zakonshëm si alternative Higuain apo Tevez, së fundmi është shfaqur edhe “bomberi” i Atletikos së Madridit, Radamel Falkao.