E Shtunë, 31 Tetor 2026

Casseti beson në kualifikimin e Romës

Nga Express më 17 shkurt 2011 në ora 12:45

Pavarësisht humbjes së Romës prej 2:3, ndaj Shakhar, mesfushori i “romakëve”, Marko Cassetti ende beson në kualifikimin e skuadrës së tij për garat e mëtejmë të Ligës së Kampionëve.

Roma mbrëmë në “Olimpiko” humbi ndaj Shakhtar 2:3, në takimin e parë të 1/8 se finales së Ligës së Kampionëve. Cassetti thotë se skuadra e tij në ndeshjen e kthimit mund ta përmbys rezultatin e lojës së parë.

“Ende gjithçka është e hapur. Pavarësisht humbjes, ne treguam se në takimin e kthimit mund të marrim rezultatin e dëshiruar. Ne në takimin e kthimit do të kërkojmë kualifikimin”, ka thënë Cassetti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›