E Diel, 1 Nëntor 2026

Çelsi monitoron Van der Vartin

Edhe pse merkato do të rihapet pas pesë muajsh, Çelsi është duke lëvizur qysh tani. Në fokusin e skuadrës së miliarderit rus është holandezi Rafael van der Vart i cili befasoi menaxherët e klubit anglez me paraqitjet e tij mbresëlënëse. Mjeshtri holandez, që festoi dje 25-vjetorin, ishte një ndër më të mirët e Hamburgut në barazimin 1-1 në “Bay Arena”, duke e çuar skuadrën e tij në vendin e katërt, me pesë pikë më pak se kreu, i mbajtur nga Bajerni i Munihut. Çelsi e ndjek prej muajsh, por për ta bërë të vetin fantazisin janë edhe në radhë edhe Juventusi, Interi dhe Valencia.

Krujf kritikon “zemrën” e Barçës

Legjenda holandeze, Johan Krujf, kritikoi mesfushën e Barcelonës në barazimin 1-1 me Sevilja. Kritika e ish-trajnerit të katalansve u botuar në komentin e tij të përjavshëm në “El Periodico” të Katalanës. “Edmilson, Ksavi dhe Iniesta ishin në ditë të zezë dhe po të mos ishte performanca e shkëlqyer e Viktor Valdesit, Barça mund ta kishte humbur lehtësisht ndeshjen”, - shkruan Krujf. “Ritmi dhe niveli i lojës varet nga mesfushorët, pasi janë ata zemra e një ndeshjeje. Ata të tre dëshironin ta kishin sa më shumë topin në zotërim dhe kështu bënë shumë gabime”,- theksoi Kruj, që kërkon rikthimin e “futbollit të thjeshtë”.

12 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›