E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fakti/Në SHBA dështon taksa progresive, në Shqipëri Rama këmbëngul – i vetëm - në aplikimin e saj

18-04-2012 / Gazeta 55

Ligji për taksën progresive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka gjetur kundërshtimin e shumicës në Senat. Republikanët dhe një pjesë e deputetëve demokratë e kanë cilësuar këtë taksë si një mashtrim politik e përdorur për fushatën elektorale nga presidenti Obama. Sipas ekspertëve amerikan të ekonomisë, taksa progresive nuk është një formë fitimprurëse për buxhetin e shtetit dhe nuk ndihmon në shtimin e vendeve të reja të punës.
Ndërkohë, në Shqipëri Partia Socialiste këmbëngul në ndryshimin e politikave fisklave, përmes aplikimit të taksës progresive, nëse do të arrijë të fitojë në zgjedhjet e ardhshme politike.
Kryesocialisti Edi Rama, në mbledhjen me grupin parlamentar, ka deklaruar se taksat do bazohet mbi politikat kundër korrupsionit dhe evazionit fiskal.
Kryetari socialist, në vijim të sulmeve ndaj qeverisë, ka akuzuar ministrin e Mbrojtjes Arben Imami, se përmes manovrave të ndryshme po tenton të përvetësojë pronat e ushtrisë, për llogari të njerëzve pranë pushtetit.
Nisur nga shkrime të shtypit dhe pas asnjë fakt apo dokument konkret, Rama tentoi të bënte shoun politik të radhës, duke akuzuar qeverinë shqiptare se po bllokon për qëllime korruptive projektin për linjën e interkonjesionit Kosovë - Shqipëri.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›