E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelsi ndalet sërish, 0-0 me Birmingham

Autori i Lajmit: RedaksiaVazhdon momenti jo i mirë për Çelsin në Premier League, pavarësisht se skuadra e Ançelotit mbetet në krye të kampionatit. Në ndeshjen e parë të javës së 19, Blues kanë barazuar 0-0 në Birmingham duke shkuar në 5 pikë më shumë se Manchester United. Ky i fundit ka një ndeshje më pak dhe luan sot ndaj Hull City. Ndjekësit e tjerë janë Arsenal me dy ndeshje më pak dhe Aston Villa. Për Çelsin u regjistrua vetëm një tranversë e Alex ndërsa Malouda la fushën me karton të kuq. Birmingham shënoi gol, por që u anulua padrejtësisht, për pozicion jashtë loje nga Benitez. Ka barazuar 0-0 edhe Tottenham në fushën e Fulham. Ndërkohë Uest Ham fitoi 2-0 ndaj Portsmouth. Dy gola në pjesën e parë i kanë mjaftuar Mançester Sitit që të vendosë ndeshjen ndaj Stoke duke fituar 2-0 dhe duke i dhënë trajnerit Mançini suksesin në premierë. Citizens fituan pastër në një stadium të tejmbushur me dy gola të cilët erdhën nga bullgari Petrov dhe argjentinasi Tevez. Sanderlendi u befasua 5 minuta nga fundi, nga skuadra e Evertonit që i ka “vjedhur” fitoren. Ishte Darren Bent që shënoi në “Stadium of light” për vendasit, ndërsa më pas Fellaini fiksoi barazimin në të 85. Barazim 1-1 edhe mes skuadrës së Vigan dhe Blackburnit. Ishte sulmuesi Benn Mekarti që shënoi në minutën e 30 për miqtë, ndërsa më pas Rodallega barazoi për Vigan përfundimisht.
Ky lajm është publikuar: 27/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›