E Diel, 1 Nëntor 2026

Hipotekimi i banesave informale, dy forumularë për pagesat me bono

Autori i Lajmit: RedaksiaRreth 40 mijë banesa janë legalizuar në Tiranë nga 86 mijë objekte informale gjithsej. Statistikat janë nxjerrë nga Zyra e Legalizimit dhe Urbanizimit të Zonave Informale të Qarkut të Tiranës. Por shpërndarja e lejeve të legalizimit varet nga gadishmëria e qytetarëve për të përfunduar pagesat. Sipas ligjit të miratuar pagesat e legalizimeve do të bëhen me bono privatizimi deri në masën 50 për qind. Lidhur me mënyrën se si do të kryhen këto pagesa burimet theksojnë se do të ketë dy formularë, një do të plotësohet nga ata qytetarë që e kanë kryer pagesën, por duan të paguajnë me letra me vlerë dhe do të rimbursohen për diferencën dhe një tjetër për ata që do të paguajnë për herë të parë. Sipas ligjit, 90 për qind e të ardhurave nga taksat për legalizimet i kalojnë bashkisë. Po sipas të dhënave nga Zyra e Legalizimit dhe Urbanizimit të Zonave Informale të Tiranës për vitin 2009, vetëm nga taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe penaliteti, ALUIZNI i Tiranës ka derdhur në arkën e bashkisë 350 milionë lekë të reja.
Letrat me vlerë
Afati për dorëzimin e kërkesës për të përfituar nga pagesa me letar me vlerë (taksën e legalizimit) është tre muaj. Sipas procedurës në këtë kërkesë qytetari tregon se deri në çmasë do të paguajë me letra me vlerë. Me vendim qeverie përcaktohet se si do të kryhet pagesa dhe si do të bëhet llogaritja. Procesi i legalizimeve ka nisur që në fazën e vetëdeklarimeve, në kryerjen e verifikimeve në terren, në nxjerrjen e faturës që duhet të paguajnë, tarifave dhe deri te dhenia e lejes së legalizimit. Nga 86 mije ndertime qe ka Tirana deri tani e kane marre lejen e legalizimit me vendim qeverie rreth 40 mijë ndërtime pa leje.
Pagesat
Për të kryer pagesat qytetarët duhet të paraqiten në zyrat postare të lagjes ku banojnë dhe aty të tërheqin dokumentacionin dhe faturën. Me pas pagesat i kryejnë në pikat postare, ose në bankë. Vetëm gjatë këtij muaji për zonën e Tiranës janë miratuar listat emrore të kalimit në pronësi të objekteve informale për njësinë numër 2, për njësinë numër 8-të si dhe për njësinë numër 4.
Hipotekimi
Çdo muaj përgatiten deri në dy mijë dosje të cilat kalojnë për miratim nga Qeveria. Zyrat e legalizimit të çdo qarku lidhin kontratën me qytetarin, pergatisin faturën e pagesës për ndërtimin pa lejë dhe parcelën ndërtimore. Më pas qytetari kryen pagesën dhe lidh kontraten me ALUIZNI-n. Ky i fundit përgatit dosjen për çdo qytetar dhe e kalon për vendim qeverie. Pas miratimit nga Qeveria kryhet hipotekimi për kalimin e pronësisë. Çdo dosje e miratuar dërgohet në hipotekë dhe pas kësaj hipoteka kryen procedurat brenda 10 ditëve. Përsa i përket tarifave për hiptekimin kërkohet të paguhet vetëm tarifa e vendosur për të marrë certifikatën e pronësisë.
Të ardhurat nga taksat
Gjatë muajit nëntor, me vendim qeveria u ul taksa e ndikimit në infrastrukturë me 75 për qind. Kështu taksa ka ndryshuar nga dy për qind e vlerës së ndërtimit, në 0.5 për qind. Pra, nëse më parë paguhej 580 lekë për metër katror, tani paguhet 140 lekë për metër katror. Në total nga këto të ardhura i janë dhënë bashkisë së Tiranës, sipas ligjit, 90 për qind të arkëtimeve. Konkretisht, në arkën e Bashkisë së Tiranës janë derdhur nga muaji janar i këtij viti deri në muajin nëntor rreth 350 milionë lekë, ku 240 milionë lekë janë vetëm nga taksa e ndikimit në infrastrukturë
Ky lajm është publikuar: 27/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›