“Bregdeti i Vlorës, gati për çeljen e sezonit turistik”
VLORE - Bregdeti i Vlorës është plotësisht i gatshëm për fillimin e sezonit të ri turistik. Lajmi konfirmohet nga prefekti i Qarkut Vlorë, Xhevahir Rexhepi.
Sipas tij, prefektura në bashkëpunim me bashkinë e qytetit ka marrë të gjitha masat e duhura që sezoni i ri turistik, i cili do të hapet më 10 maj të ketë kushte më të mira se një vit më parë. Për prefektin Rexhepi ky sezon do të ketë më shumë plazhe më të pastër, më shumë rrugë të shtruara, drita dhe ujë 24 orë, si dhe kushte më të mira në hotele. Të njëjtin fakt ka pohuar edhe Ilir Metaj, drejtor i turizmit në Bashkinë e Vlorës. Sipas tij, puna e bashkisë është përqendruar në pastrimin dhe sistemimin e të gjithë plazhit, kryesisht atë të plazhit të ri, te rrethi i Skelës si dhe në zonën e plazhit të vjetër. Gjithashtu një punë e konsiderueshme është bërë për ndriçimin e të gjithë bregdetit dhe furnizimin me ujë të pijshëm. Rexhepi ka pohuar për “Panorama”-n se përgjatë dy muajve të pikut të sezoni turistik do të vendoset nën kontroll lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë. “Ato do të qarkullojnë gjatë natës, ndërsa të shtunave dhe të dielave nuk do të ketë qarkullim të këtyre mjeteve”, është shprehur ai. Sipas vendorëve, parashikohet që për këtë sezon turistik të pushojnë në bregdetin e Vlorës rreth 400 mijë turistë dhe pushues nga vendi dhe bota. q.b.