“Elbasani, me nivel normal të ndotjes”
ELBASAN – “Qyteti i Elbasanit në vitin 2007 është hequr nga lista e zezë, si një nga qytetet më të ndotura në Shqipëri”.
Zv.ministri i Mjedisit, Aleksandër Garuli, gjatë një inspektimi që kreu dje në 3 operatorët e mëdhenj industrialë të qytetit shprehu përmirësim të situatës së ndotjes. Sipas tij, shkak për ndryshimin e normave është bërë vendosja e sistemit të filtrimit nga kompanitë “Kurum”, “ECF” dhe “DARFO”, të cilësuara si ndotësit më të mëdhenj të mjedisit në Elbasan. I shoqëruar nga përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, si dhe nga shefi i Agjencisë Rajonale të Mjedisit në Elbasan, Beqir Kila, Garuli ka deklaruar se, këta tre operatorë kanë qenë gjenerues të ndotjes së ajrit në qytet dhe pikërisht në vitin 2006 Ministria e Mjedisit i detyroi ata që të vendosnin sistemin e filtrit. Kontrolli mbi funksionimin e sistemit do të vazhdojë, sipas Garulit, pasi shëndeti i banorëve është më i rëndësishmi. a.k