E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali, 22 milionë euro për Balotelin

Arsenali synon të blejë Mario Balotelin. Arsen Venger është i gatshëm të paguajë 22 milionë euro (20 milionë sterlina) për të siguruar shërbimet e sulmuesit të talentuar të Interit. Tabloidi "The Sun" shkruante se të dërguarit e "topçinjve" e vëzhguan 19-vjeçarin në takimin e fundjavës me Xhenoan: ku Baloteli shënoi një gol dhe u paraqit në nivele të larta. Duket e vështirë që Zhoze Murinjo t‘i hapë rrugë transferimit, por rezistenca e tij mund të mos ketë efektin e dëshiruar përpara shifrës që Arsenali është gati të paguajë dhe dëshirës së sulmuesit, i cili kërkon më shumë hapësira për të luajtur. Te zikaltrit Baloteli "bllokohet" nga Eto‘o e Milito, ndërsa gjithçka bëhet edhe më e vështirë nga afrimi i Goran Pandev në vitin 2010. Arsenali është vënë në ndjekje edhe të dy talenteve të reja të futbollit europian: mbrojtësi i Ajaksit, Gregori Van der Miel dhe fantazisti belg i Lilës, Edin Hazard.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›