Derbi Real-Barcelona për Frank Riberinë
Edhe në këto momente të vështira, kur po lufton përditë me një dëmtim dhe që rrjedhimisht nuk është në qendër të vëmendjes për lojën në fushë, Frank Riberi mbetet një nga lojtarët që tërheq më shumë interesin e të gjithëve. Tani, sikurse ka bërë të ditur dje e përditshmja e spanjolle "Marca", duket se ka lindur një derbi në merkato i gjithi iberik mes Barcelonës dhe Realit të Madridit, të dyja skuadra të interesuara për kampionin francez të Bajernit të Mynihut. Për Guardiolën, Riberi do të ishte zëvendësi ideal i Henrit, që në fund të sezonit do të vazhdojë aventurën në "Mls". Ndërsa Reali duket i qetë, pas marrëveshjes së arritur me klubin bavarez për ta marrë në merkaton e verës së ardhshme.