Sep Blater, ndërmjetësues për futbollin e Kosovës
Presidenti i FIFA-s, Sep Blater, i ka ftuar drejtuesit e futbollit kosovar dhe atij serb, për të zhvilluar një takim të përbashkët. Në negociatat trepalëshe, të parashikuara të zhvillohen në fillim të muajit nëntor, pritet të diskutohet rreth gjetjes së një zgjedhje për futbollin e Kosovës. Federata e futbollit në shtetin më të ri europian konfirmoi ftesën e mbërritur për presidentin Fadil Vokrri nga njëshi i futbollit botëror, për një takim shumëpalësh në selinë e FIFA-s. Përveç Vokrrit, në takimin me Blater dhe zëvendësin e tij, Geof Tompson, pritet të marrë pjesë edhe presidenti i Federatës Serbe të Futbollit, Tomishlav Karaxhiç. "Pas kërkesave tona, presidenti i FIFA-s na ka ftuar për një takim, ku do të marrin pjesë edhe zyrtarë të UEFA-s. Ne preferojmë datën 5 nëntor, por jemi të gatshëm edhe për datën tjetër. Kërkesa jonë kryesore do të jetë anëtarësimi i Kosovës te FIFA dhe UEFA", pohuan burime zyrtare pranë FFK-së.
e. k.
e. k.