Çelsi, ofertë 46 milionë euro për argjentinasin Serxho Aguero
Çelsi kërkon të blejë Serxho Agueron dhe oferta që anglezët i kanë paraqitur Atletikos së Madridit kap shifrën mbi 46 milionë euro (42 milionë sterlina). Negociatat konfirmohen edhe nga klubi spanjoll, por përfundimi i tyre me sukses do të varet nga apeli i paraqitur në zyrat e FIFA-s, pas skualifikimit nga merkato e transferimeve deri në janar të vitit 2011. Në teori, blutë e Londrës duhej të ishin më pak aktivët mes "big"-ëve të Europës, pikërisht për penalizimin që erdhi për sjellje jo korrekte të drejtuesve të klubit: ata akuzohen se ndikuan tek i riu Gael Kakuta, duke e shtyrë 20-vjeçarin të prishte kontratën me francezët e Lens. Gjithsesi, ka ndodhur e kundërta. Skuadra e Roman Abramoviç vazhdon të prodhojë lajme për oferta milionere, ku të përfshirë janë disa prej lojtarëve më të mirë në qarkullim. Gjatë këtyre javëve është përfolur se Çelsi ka përgatitur 35 milionë euro për David Vijën, 30 për De Rosin, 20 për Hamsik e pa harruar "fiksimin" e Ançelotit për Aleksandre Paton. Kryesuesit e Premierligës janë shumë optimistë rreth vendimit të Apelit dhe po përgatiten të jenë aktivë, madje që prej merkatos së janarit.
Pavarësisht emrave të shumë që qarkullojnë, duket se objektivi kryesor është Serxho Aguero. Tabloidi "The Sun" theksonte se "El Kun" është në krizë identiteti, ashtu si e gjithë skuadra e Atletikos. Çelsi ka kërkuar të marrë shërbimet e argjentinasit prej verës së kaluar, por tashmë, transferimi i tij në "Stemford Brixh" mund të realizohet për disa arsye. Më kryesorja është kriza e rezultateve te skuadra e dytë e Madridit, që solli edhe largimin e trajnerit Rezino. Atletiko është jashtë të gjithë objektivave të përcaktuar në fillim të sezonit. Shitja e Agueros dhe e Diego Forlan, të cilët janë dy lojtarët më të kushtueshëm, e që kanë rrogat më të larta do t‘i siguronte arkave të klubit paratë që nuk do të vijnë nga UEFA. Edhe vetë lojtari 21-vjeçar kërkon të largohet nga një klub që rrezikon ta mbyllë kampionatin në mesin e tabelës (duke qëndruar jashtë kupave të Europës) për t‘u bashkuar me skuadra si Çelsi, ku ka shansin të luajë në nivelet më të larta dhe të fitojë trofe. Ançeloti do ta mirëpriste sulmuesin, pasi në janar reparti ofensiv i Çelsit do të dobësohet, me aktivizimin e Drogbasë dhe Kalusë në Kupën e Afrikës. Paratë vazhdojnë të mos përbëjnë problem për Abramoviç, i cili i ka hapur dritën jeshile ofertës me vlerë 46 milionë euro. Oferta e anglezëve e ka lëkundur Atletikon, që deri më tani e cilësonte "të pashitshëm" Agueron. Drejtori sportiv, Migel Angel Gil Marin, deklaroi: "Çelsi na ka ofruar 42 milionë sterlina për Agueron, ndërsa Reali është gati të paguajë 33 milionë euro për sulmuesin tjetër, Forlan. Nëse këto klube dëshirojnë që bisedimet të kalojnë në një fazë të avancuar, ne jemi të gatshëm të ulemi në tryezën e diskutimeve dhe të vlerësojmë ofertat". Tashmë, gjithçka varet nga vendimi i ardhshëm i FIFA-s dhe në rast se ai është në favor të londinezëve, transferimi mund të realizohet që prej janarit 2010.