E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luçiano Moxhi: Trukimet, hetoni gazetarët

Procesi "Calciopoli" vazhdon. Si gjithnjë, nuk mungojnë idetë, dhe prapaskenat pikante. Dhe, pse jo, akuza. Mbi të gjitha, nëse flitet për Luçiano Moxhin, i cili është prezantuar në seancën e nëntë penale në Gjykatën e Napolit për një deklaratë spontane. Argumenti i nxehtë është ai i prekur gjatë audiencës së fundit nga Manfredi Martino, ish-sekretari i "Can". Ky i fundit kishte zbuluar modalitetet, përmes të cilave në ato kohë trukohej shorti i gjyqtarëve. Topa të zbardhur, kollitje me qëllim të keq. Një kuadrat që sjell në mendje filmat e vjetër. Për këtë ka folur Luçiano Moxhi. Ai ka dhënë madje versionin e tij të fakteve. "Nëse kollitjet e Pier Luigi Paireto u drejtoheshin gazetarëve, atëherë edhe ata ishin pjesë e kombinimeve. Nuk e di. Atëherë të gjithë gazetarët dhe ata që kanë marrë pjesë në shortin e arbitrave duhet të merren në pyetje". Kështu foli Luçiano Moxhi. Duke iu referuar dukshëm deklaratave të Manfredi Martino, i cili, mes të tjerash, kishte cituar një kollitje të bërë nga Paireto për t‘i treguar gazetarit që po prekte vazon e goglave në prag të ndeshjes Milan-Juventus në sezonin 2004-2005. "Jam akuzuar edhe se ka shkaktuar rënien e Bolonjës, ka shtuar Moxhi, por kur lexova një përgjim të presidentit federal, Franko Karraro, në të cilin i thotë shefit të gjyqtarëve, Paolo Bergamo, se duhet të ndihmojë Lacion e Fiorentinën të evitojnë rënien në Serinë B. Çuditërisht, bie Bolonja e Breshia dhe shpëtojnë Lacio e Fiorentina. Përgjimi i presidentit kalon pa u vënë re", përfundon Moxhi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›