E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelsi triumfon në një finale dramatike



Pas triumfit në Premier Ligë, çelsi është shpallur edhe kampion i Kupës së Anglisë. Finalja e zhvilluar në Uembli nuk rezultoi aq e lehtë sa pritej për blutë, kur përballeshin me ekipin, i cili e përfundoi i fundit Premier Ligën në këtë sezon dhe tashmë është në prag likuidimi për shkak të borxheve. Me këtë trofe blutë e Londrës bëhen ekipi i shtatë i cili arrin të fitojë të dy trofetë në një sezon. Ançeloti ishte shprehur edhe më parë se ekipi i tij do të jepte maksimumin për të fituar këtë trofe të fundit të mbetur në garë. Ka qënë një lojë ku çelsi ka qënë gjatë të gjithë minutave në epërsi. Ndonëse nuk munguan rastet pjesa e para përfundoi me rrjeta të paprekura. Pas rikthimit nga dhomat e zhveshjes Portsmuthi humbi shansin e artë për të kaluar në avantazh duke humbur penalltinë e ekzekutuar nga Kevin Boateng dhe pritur nga Peter çeh. Pas saj ka qënë Drogba, i cili nëpërmjet një goditje të lirë e çoi topin pas shpatullave të portierit. Ky gol e bën lojtarin afrikan të vitit ndër të paktit të cilët kanë arritur të shënojnë në çdo kompeticion që kanë luajtur. Blutë kanë pasur mundësinë për të rritur epërsinë e golave, por kanë shpërdoruar shumë raste e tjera. Në përfundim të ndeshjes Frenk Lampard arriti të fitojë një penallti pas ndërhyrjes së parregullt të Mikael Braun, por mesfushori ashtu si rrallë herë e ka shpërdoruar këtë shans duke mos arritur të dërgojë topin në rrjetë.

Ndeshjet

çelsi–Portsmuth 1-0
Shënues: Drogba 59’
Kartonë të verdhë: Boateng, Rosha, O’Hara
çelsi: çeh, Ivanoviç, Aleks, Terri, E.Kol, Lampard, Balak (Beleti 44’), Maluda, Kalu (Xho Kol 71’), Drogba, Anelka (Starrixh 90’). Trajner: Karlo Ançeloti
Portsmuth: Xhejms, Finan, Rosha, Mokoena, Mulins (Belhaxh 82’), Dindane, Diop (Kanu 81’), Braun, Boateng (Utaka 74’), O’Hara, Pikuione. Trajner: Avram Grant

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›