Çertifikatë pronësie për të gjithë blerësit e apartamenteve

Të gjithë ata qytetarë që do të blejnë një apartament do të pajisen me çertifikatë pronësie që në momentin që bëjnë blerjen.
Zv.Presidenti i Shoqatës së Ndërtuesve Ilir Hebovia deklaron se miratimi i ligjit për pasuritë e paluajtshme është një gjë mjaft pozitive pasi çertifikata e pronësisë është një element thelbësor për rritjen e besimit të blerësve .
Në bazë të ligjit të ri parashikohet që të gjithë procedurat për blerjen e një banese duhet të përfundojnë brenda 30 ditëve.