E Diel, 1 Nëntor 2026

Gara republikane sot zgjedhjet ne Ilinois

Mbahet sot zgjedhjet preliminare në shtetin e Ilinois. Kandidatët republikanë për garën presidenciale të Sheteteve të Bashkuara garojnë për t’u përballur me presidentin amerikan Barak Obama në zgjedhjet e muajit nëntor. Sipas sondazheve të fundit , ish-guvernatori i Masacusets Mitt Romney është favorit në këtë shtet dhe ka një avantazh me 45 % të votave kundrejt 30 % të rivalit të tij Rick Santorum. Gara për nominim brenda partisë Republikane është nxehur së tepërmi dhe rivalët kanë sulmuar njëri-tjetrin për eksperiencat e tyre financiare. Romney e cilësoi Santorum si një peshë e lehtë ekonomike, ndërsa ky i fundit u tha votuesve të tregohen të kujdesshëm ndaj pasurisë së Romney.
Një javë më parë, një ndihmës i afërt i Romney i bëri thirrje rivalëve të tjerë që të tërhiqen, për t’i dhënë më shumë kohë guvernatorit që të sigurojë fonde dhe që të përpunojë programin e tij për t’u bërë president. Pas fitores së Santorum në Misisipi dhe Alabama një javë më parë, ekspertët vlerësojnë se Ilinoisi, me kryeqytet Çikagon, do të jetë vendimtar në garën presidenciale. Në mënyrë që të fitojë emërimin, një kandidat duhet të grumbullojë 1 144 delegatë. Me suksesin e Puerto Rikos, Romney llogarit 521 delegatë, ndjekur nga Santorum me 253, Gingrich me 136 dhe Ron Paul me vetëm 50 delegatë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›