E Shtunë, 31 Tetor 2026

është K. Ronaldo, Bolti i futbollit

Kristiano Ronaldo është futbollisti më i shpejtë i botës. Të paktën sipas gazetës gjermane "Der Spiegel", që ka publikuar një studim mbi lojtarët më të shpejtë të planetit. Në fakt, ylli i Realit të Madridit ka arritur një shpejtësi maksimale prej 33,6 km/h, duke u vendosur para holandezit të Bajernit të Mynihut, Arjen Roben (32,9 km/h), i cili pasohet nga anglezi i Arsenalit, Teo Ualkot, i cili arrin në kuotën e 32,7 km/h. E kompletojnë klasifikimin Runi (32,6) dhe Van Persi (32,1). Shpejtësi e konsiderueshme, por shumë vite dritë larg nga kohët e sprintierëve më të mirë. Mjafton të mendosh se rekordmeni i botës së 100 metrave, xhamajkani Usain Bolt, kap kuotën 44 km/h.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›