Dinjo, më i miri i 10-vjeçarit
Më i miri i 10-vjeçarit? Sigurisht Ronaldinjo. Këtë të paktën e thotë revista angleze "World Soccer", sipas së cilës braziliani është lojtari më i fortë i dekadës. Në shpatullat e tij, në bazë të klasifikimit të stiluar në pikët e marra nga viti 2000 deri në 2009, në sondazhin e organizuar nga revista, janë paksa larg Lionel Mesi e Kristiano Ronaldo. Me gjithë krizën në dy kampionatet e fundit, Ronaldinjo synon gjithnjë shumë. Dhe arrin, falë edhe popullaritetit të tij të madh, të mbetet në krye mes kampionëve të futbollit. Pastaj, sigurisht, Mesi e Ronaldo janë ende në ngjitje. Por për momentin "il Gaucho" ka një distancë sigurie. Pas Finjos renditet Mesi, futbollisti më i mirë i 2009-ës. Pas tij vijnë dy lojtarë të tjerë të Barcelonës, mesfushorët Injesta e Ksavi. Mes skuadrave, Barcelona e tripletës është më e preferuar se sa Spanja kampione e Europës. Guardiola është në krye të trajnerëve më të mirë.