E Shtunë, 31 Tetor 2026

ëndrra e Kapelos: Finale Angli-Itali

"Dëshiroj një finale ndërmjet Anglisë dhe Italisë". Fabio Kapelo, trajneri i "Tre Luanëve", ëndërron të përballet me "axurrët" e Marçelo Lipit në finalen e Kupës së Botës 2010, që do të zhvillohet në Afrikën e Jugut. "Një sfidë e tillë do të kishte rëndësi për mua, për Italinë, për të gjithë ne", tha "Don Fabio" për mediat britanike. "Momenti më i çuditshëm do të ishte gjatë këndimit të himneve. Megjithatë, tani përfaqësoj fanellën e Anglisë dhe punoj me këtë përfaqësuese". Më tej, Kapelo shtoi: "Skuadra jonë është e fortë, tifozët tanë dhe ne jemi krenarë për ecurinë e deritanishme. Objektivi ynë është të luajmë në finale. Mund të luajmë pa frikë kundër ekipeve më të mira të botës".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›