Ançeloti: Do të evitoja Çelsi-Milan
"Rrëfehem se do të preferoja të evitoja një përballje me Leon në shkurt në ‘Stamford Bridge‘. Por nëse ndodh, nuk ka asnjë problem". Edhe Karlo Ançeloti, si Galiani, do të donte të shmangte një sfidë Çelsi-Milan në 1/8-at e Champions League. "Është e logjikshme që nëse peshkojmë Milanin, do të jetë diçka speciale, për vetë ngarkesën emocionale, vazhdon tekniku i ‘Blues‘ në një intervistë për ‘Gazzetta dello Sport‘. Interi? I vetmi problem, nëse ndeshemi me ta, është në nivelin teknik, pasi është një skuadër e mirë. Mendoj se mes gjithë atyre të grupit të dytë, skuadra zikaltër është më e mira". Për dy milanezët atëherë kundërshtari ideal do të ishte Arsenali, "që është e vetmja e cila ka ndoshta më pak eksperiencë. Ka humbur disi ritmin që kur ka eliminuar Milanin dy vite më parë në 1/8-at. Në mesfushë është si gjithmonë Fabregas, por kanë ikur Flamini e Hleb, mungesa që peshojnë".