E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia vendi me i madh ne bote jeton me ushqime importi

Me shtimin e  kerkesave per ushqim ne Kine dhe Indi Rusia ka te ngjare te shfaqet si nje fuqi e re ushqimore ne bote. Por se pari fermeret ruse duhet te kapercejne vitet e renies qe pasoi shperberjen e Bashkimit Sovjetik.

Njeqind vjet me pare Rusia cariste ishte hambari i Evropes dhe kompania amerikane John Deere u shiste fermereve ruse plugje e parmenda qe terhiqeshin nga kuaj.

Pas nje shekulli firma John Deere eshte kthyer ne Rusi. Kete here duke shitur autokombajna me kabina me ajer te kondicionuar.

Alexey Berlin mbikeqyr montimin e traktoreve dhe kombajnave ne uzinen e re te hapur nga komania John Deere ne jug te Moskes

Duke pasur parasysh territorin e madh te Rusise bujqesia ka mundesi te madha. Per ne mundesia me e madhe eshte  per ti siguruar fermeret me te gjitha pajisjet e nevojshme. Shpresoj se kulturat bujqesore do te rriten nga viti ne vit.

Rusia e cila perben vetem 2 perqind e popullsise se botes ka 10 perqind te ujit dhe te tokes se punueshme te globit.

Por ne 20 vjet qe nga renia e Bashkimit Sovjetik sasia e tokes se kultivuar ne Rusi eshte zvogeluar me nje te treten.

Rusia vendi me i madh ne bote mbijeton me ushqime importi. Sot rendimentet e grurit ne Rusi jane ne nivelin e prodhimit te fermave amerikane ne vitin 1930. Por gradualisht fermeret ruse po perftojne fara me te mira plehra dhe makineri bujqesore me efektive. 

Vitin e kaluar kur nje thatesire shtyu Rusine te nderprese eksportin grurit cmimet e ushqimeve u rriten ne shifra rekord duke shkaktuar panik e trazira ne vendet e varfra dhe disa thone pranveren arabe me revolta neper rruge

Menaxheri Joe Baret beson se Rusia do te luaje nje rol kyc per te plotesuar nevojat e ushqimit ne rritje te botes.

Deri ne vitin 2050 numri i popullsise ne bote pritet te arrije ne 9 miliarde njerez. Te gjithe ata do te ushqehet. Te gjithe meritojne te ushqehen. Kjo do te thote qe prodhimet bujqesore duhet te rriten ne menyre te ndjeshme per te plotesuar nevojat e botes per ushqim. Ne mendojme se Rusia ka nje mundesi te madhe per te ndihmuar ne kete drejtim.

Kryeministri Putin ka urdheruar rifillimin e eksportit te grurit rus me 1 korrik. Kjo pritet te lehtesoje cmimin e bukes ne mbare boten.

Gjate periudhes sovjetike Rusia ishte nje importuese gruri ndersa kete vit pritet te behet eksportuesi i trete i madh i grurit ne bote pas Kanadase dhe Shteteve te Bashkuara.

 

 

 

 

 

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›