Grate imigrante pre e ngacmimeve seksuale

Qe nga ditet e para kur u vendosen atje kolonizatoret holandeze Nju Jorku ka qene ndalesa e pare per shume imigrante qe kane ardhur ne Shtetet e Bashkuara dhe gjate viteteve te fundit perfshihen edhe imigrante nga Afrika. Me teper se gjysem milioni imigrante afrikane kane ardhur ne Shtetet e Bashkuara qe ne vitin 1980 dhe shume prej tyre jane vendosur ne Nju Jork ashtu sikurse grupe te tjera imigrantesh para tyre. Por se bashku me to kane lindur edhe nje sere probleme sociale serioze sidomos per grate e reja nga Afrika Perendimore qe punojne ne qytet.
Nje nga enklavat kryesore te imigranteve nga Afrika Perendimore eshte ne lagjen Bronx te Nju Jorkut. Ata jane njerez shume punetore fetare te cilet mbajne financiarisht veten dhe familjet e tyre ne kete mjedis te ri per ta. Shume gra punojne si dado ose si pastruese neper shtepi apo hotele disa prej tyre ndjekin shkollen. Shume prej ketyre imigranteve afrikane punojne me frike si kjo grua e qutajtur Fatu. Aje punon si pastruese
Kam frike te flas me njerezit nuk dua te humb punen.
Fatu thote se djali i nje klienti u perpoq ta perdhunonte dhe kjo nuk eshte hera e pare qe ndodh dicka e tille. Ishte nje rast i ngjashem me ate te ish-shefit te FMN-se Dominik Shtraus Kahn i cili u akuza se sulmoi seksualisht pastruesen hotelit dhe tani eshte ne pritje te gjyqit.
Dorcen Lajdhold eshte drejtoreshe e nje grupi te quajtur Sanctuary for Families. Ajo thote se organizata e saj perpiqet tu vije ne ndihme grave imigrante.
Grate imigrante sidomos ato te reja ne moshe jane teper te ekspozuara ndaj ngacmimeve seksueale ne vendin e punes. 80 per qind e klienteve tona jane imigrante. Shumica e tyre vijne nga Amerika Latine nga Azia apo Afrika si Fatu. Degjojme histori te tmerrshme qe ato i perjetojne gjate perpjekjeve per te gjetur pune.
Aleanca Kombetare e Punonjeseve Shtepiake ben thirrje per nje ligj nderkombetar qe te ndaloje kercenimet ne vendin e punes. Aj Xhen Pu thote se pastrueset neper shtepi dhe hotele ndeshen me te njejtat probleme.
Ne i referohemi punes se pastruesve duke e krahasuar me perendimin e eger sepse gjithshka mund te ndodhe me keto punetore. Ne kete zanat ka shume pak rregulla shume pak mbrojtje dhe shume pak standarte. Gjithshka lidhet me punonjesit individuale te cilet shpesh jane teper te izoluar per te mbrojtur te drejtat e tyre dhe kane shume pak fuqi per ta bere nje gje te tille.
Kur ishte studente ne kolegjin Xhon Xhei John Jay ne Manhaten Mari Tori nga Guinea i thane se disa profesore mund ti vinin nota me me mira ne se pranonte te kishte marredhenie seksuale me ta.
Ishte nje situate e frikshme. Me duhej ta kisha te larte mesataren. Pra eshte e frikshme te detyrohesh te kesh marredhenie seksuale me profesorin. Sepse ai eshte ne shkolle per te mesuar pra mendohet qe ai te te mbroje. Por ne se ai te detyron te vihesh ne nje situate kur ke frike prej tij ndodhesh ne nje gjendje kur nuk di cte besh.
Keshilltarja Miriama Diallo po ashtu nga Afrika e Veriut thote se ndikimet psikologjike dhe rreziqet ne vendin e punes apo ne shkolle jane reale.
Grate ndajne me ne eksperiencen e tyre kjo ka nje ndikim te jashtezakonshem psikologjik tek to. Kur vijne ne seancat qe organizoj meson se ato shohin enderra te frikshme vuajne nga pagjumesia dhe e tregojne me lot historine e tyre.
Komisionerja per imigracionin e qytetit te Nju Jorkut Fatima Shama thote se qyteti dhe shteti i Nju Jorkut perpiqet te komunikoje me keto gra dhe ti siguroje ato se mund ti ndihmojne qofshin me dokumente te ligjshme apo te paligjshme.
Ne e kuptojme friken dhe fatkeqesisht se cpo ndodh ne komunitetet tona. Kjo eshte arsyeja perse nje bisede si kjo e sotmja na lejon te perserisim dhe tu bejme te njohur ketyre grave se ka agjenci dhe njerez qe interesohen ti mbrojne ato qofshin ato agjenci te imigracionit apo persona qe duan te mbrojne njerezit qe nuk kane mbrojtje ligjore ose qe jane shnderruar ne viktima.
Sipas Qendres se Sherbimeve Ligjore per Grate e Viktimizuara fakti qe gruaja ne rastin e ish-shefit te FMN-se Dominik Shtraus Kahn guxoi te flase dhe e raportoi ate ne polici mund te sherbeje si nje pike kthese psikologjike per grate imigrante qofshin ato punonjese apo studente.