Çështja "Bollano" rrezikon daljen e PBDNJ-së nga qeveria
Pas disa seancash gjyqësore me objekt "tabelat e Bollanos", organizata "Omonia" ka thyer heshtjen dhe është vënë më në fund hapur në mbështetje të kryetarit të Këshillit të saj të Përgjithshëm, Vasil Bollano. Kjo mbështetje është e lexueshme pothuajse në çdo radhë të një komunikate për shtyp, që mban datën 10 mars, por që pas shumë mëdyshjesh ka nisur të qarkullojë vetëm një ditë më parë edhe për mediat shqiptare (pas atyre greke). Në të thuhet se "pretenca e prokurorit të Vlorës, që kërkon dënimin e kryetarit të Bashkisë së Himarës dhe kryetar i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik të Minoritetit Etnik Grek "Omonia", provokon ndjenjat e gjithë pjesëtarëve të minoritetit grek në Shqipëri".
Në komunikatë, gjyqi cilësohet si një serial qesharak i luajtur prej disa vitesh nga autoritetet e gjyqësorit të Vlorës. "Në objektin e këtij agresiviteti, është jo thjesht zoti Bollano, por në tërësi komuniteti helen i Himarës dhe minoriteti etnik grek në Shqipëri", shkruhet në komunikatë, duke vënë kështu një shenjë të qartë barazimi mes tyre. Madje shkohet edhe më tej në përcaktimin e seancave me objekt Bollanon, duke i quajtur ato "sulme kundër demokracisë, vullnetit të lirë të qytetarëve" dhe të tilla që "cenojnë kredibilitetin e traumatizuar të drejtësisë në vend".
Krahas kësaj, komunikatës së "Omonia"-s nuk i mungon as shprehja e dëshpërimit përkundrejt disa prej mjeteve të informimit në Shqipëri, të cilat, sipas tyre, "jo vetëm nuk japin informacion të drejtë, por me dezinformimin e tyre errësojnë çështjen dhe krijojnë fantazma". Pjesa më "sulmuese" e komunikatës gjendet në mbyllje të saj, ku merret me atë që quhet heshtja e qeverisë lidhur me çështjen "Bollano". Heshtja absolute e qeverisë, sipas "Omonia"-s, e bën qeverinë bashkëfajtore, pasi ajo konsiderohet të jetë "në dijeni të thelbit real të çështjes". Pas këtij arsyetimi deklarohet se "Omonia", në mbledhjen vijuese të organeve të saj që pritet të mbahet shumë shpejt, "ka për të rishikuar çështjen e mbështetjes që i jep qeverisë nëpërmjet PBDNJ-së".