Çështja Konomi, shkon në gjyq për falsifikim Mulla

Foto arkiv
Flamur Vezaj
TIRANË- Task-Forca e prokurorisë së Tiranës, mbylli hetimet dhe dorëzoi për gjykim dosjen penale në ngarkim të Qemal Grill (Mulla) i njohur ndryshe edhe si përfaqësues i familjes së Azmi Toptanit, të cilët pretendojnë të njëjtat prona të pretenduara edhe nga familjarët e gjyqtarit të vrarë Skredilajd Konomi në zonën e Durrësit. Ky fakt konfirmohet nga burimet zyrtare pranë organit qendror të akuzës dhe atyre pranë Gjykatës së Shkallës së Parë. Sipas këtyre të dhënave, i pandehuri Mulla do të përgjigjet para togave të zeza për akuzën e Falsifikimit të dokumenteve.
Kjo vepër, sipas kërkesës për gjykim që Shekulli e ka siguruar një kopje dhe që mban nr.183 i pandehuri Mulla në bashkëpunim me nëpunës të Arkivës Qendrore të Shtetit ka futur në dosjet e kësaj arkive dokumente pronësie të falsifikuara. Këto dokumente, pasi janë bërë pjesë e fondeve arkivore, më pas janë tërhequr nga përfaqësuesi i familjes Toptani si dokumentacion i rregullt arkivor për tu dorëzuar në institucione të tjera. Me këto dokumente të falsifikuara, i pandehuri Mulla, ka kërkuar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Durrës të përfitoi një sipërfaqe prej 250 hektar tokë në fshatin Hamallaj të rrethit Durrës. Por, kjo sipërfaqe pretendohej edhe nga trashëgimtarët e familjes së ish-pronarit Mltjadh Shallvari, konkretisht familjet Mima, Veveçka dhe Konomi.
Sipas dosjes penale, trashëgimtarët e familjes Shallvari kishin mësuar këtë falsifikim, në momentin që trashëgimtar të familjes së Azmi Toptanit, konkretisht përfaqësuesi i tyre i pandehuri Qemal Mulla kishte dorëzuar këto dokumente pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Tiranë, duke kërkuar që të njiheshin si trashëgimtar të sipërfaqes prej 250 hektar tokë. Sipërfaqe kjo, që sipas kallëzuesve, i takonte trashëgimtarëve të familjes Shallvari, konkretisht familjeve Veveçka, Mima dhe Konomi. Pjesë e kësaj familje të fundit ishte edhe gjyqtari i vrarë me një atentat me bombë në qendër të Vlorës, shtetasi Skerdilajd Konomi.
Gjatë hetimeve të kryera, ka rezultuar se i pandehuri Mulla, ka dorëzuar në Arkivën Qendror të Shtetit një raport të lëshuar nga Ministria e Ekonomisë së vitit 1944 dhe një fragment harte, po të asaj kohe. Këto dokumente, rezultojnë të jenë mbajtur me rapitograf, ndërkohë që ky mjet shkrimi ka hyrë në qarkullim dhe ka gjetur përdorim pas viteve 1990. Të gjitha dokumentet arkivore të përpiluara me shkrim dore, të vitit 1944 e më parë, mbaheshin vetëm me penë dhe bojë. Kështu që dokumenti në përmbajtje është një raport i thjeshtë, i cili nuk është firmosur as nga vetë personi që presupozohet ta ketë përpiluar, një dokument i tillë nuk mund të përmbante kurrsesi vulën e Ministrisë së Ekonomisë. Vulat e Ministrisë vendoseshin vetëm në shkresat e dala nga vetë zyrat qendrore të Ministrisë dhe asnjëherë në shkresat e tjera (të thjeshta)-thuhet në kërkesën për gjykim.
Përveç këtyre falsifikimeve, sipas dosjes, është edhe harta e e dorëzuar që është falsifikuar. Kjo hartë e cila paraqet një skicim të pronës së Azmi Toptani dhe Miltjadh Shallvarit kuptohet me sy të lirë që është bërë me skanim dhe sipër i është rënë me rapitograf për të humbur gjurmët e skanimit. Kjo hartë bie ndesh me përmbajtjen e shumë hartave të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit (AQSH-së) dhe që paraqesin pronën e familjes Shallvari. Vulat që përmbajnë këto dokumente (fleta 8 dhe 9)….Ministria e Ekonomisë Kombëtare, duken me sy të lirë që janë të falsifikuara, pasi kanë një qartësi mjaft të mirë, në raport me vulat e njëjta të Ministrisë në dokumentet arkivorë të të njëjtit vit dhe duket që janë vula shumë të freskëta. Këto vula rezultojnë të jenë falsifikuar po në të njëjtën mënyrë që është falsifikuar edhe vula e Hipotekës Durrës, pasi ato paraqesin po të njëjtat karakteristika me vulën e parë të falsifikuar në notën e inskriptimit Durrës…-thuhet në kërkesën për gjykim.
Si ndryshoi skica e pronës
Skica e pronës është një planimetri e thjeshtë e pronave, e cila ka në fund të saj të shkruajtur me dorëshkrim fjalët Nëpunësi Teknik – Ndoc Jaku dhe një vulë rrethore me tekst Ministrja e Ekonomisë Kombtare. Kjo skicë është nxjerrë nga Fondi 171, Viti 1944, D. IV-466, fl. 9 e A.Q.SH. Në lidhje me dokumentet e AQSH-së, fletët 8 dhe 9 të nxjerra nga Fondi 171, Viti 1944, D. IV-466, për të cilat kallëzuesi ka pretenduar se nuk janë të pasqyruara në mikrofilmat apo bobinat e AQSH, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave me shkresën nr. Prot. 7660/1, datë 07.01.2011, ka konfirmuar se procesi i mikrofilmimit të dokumenteve arkivore ne AQSH ka filluar ne vitin 1968 dhe ka pasur për objekt gjithë dokumentacionin arkivor dhe ai vazhdon te kryet si proces. Fondi arkivor është i mikrofilmuar, por dosja nr. 171, viti 1944, D.IV 466, fl. 8, 9, e cila është shtesë Fondi dhe është sistemuar në vitin 1990, për arsye objektive nuk është mikrofilmuar, por këto dokumente ndodhen në Fondin Arkivor…...
Hipotekat, ja çfarë ndryshon me ligjin e ri
Ligji i ri i hipotekave, i cili parashikon ndryshime thelbësore në të gjithë procesin e regjistrimit të pronave është duke kaluar me shpejtësi në Kuvend duke i hapur rrugën miratimit në seancën e ardhshme plenare. Komisioni i Ligjeve miratoi dje disa nene të ligjit të propozuar nga Ministria e Drejtësisë që pritet të sjellë risi në regjistrimin e pallateve që prej marrjes së lejes së ndërtimit duke i dhënë kompanisë ndërtuese një certifikatë pronësie të përkohshme. Kjo certifikatë do të përdoret më pas për dhënien e hipotekës për secilin blerës apartamenti. E njëjta gjë do të vlejë edhe për ata që blejnë apartament në gropë. Raste të tilla janë ato kur blerësi dhe ndërtuesi lidhin marrëveshje paraprake. Apartamentet e shitura në këtë mënyrë blihen disi më lirë në raport me të tjerët, ndërsa zakonisht blerësi duhet të bëjë një pjesë të pagesës. Çdokush do ta ketë të sigurt që në momentin e përfundimit të ndërtesës ai do të marrë sipërfaqen e parablerë dhe në pozicionin e parashikuar. Menjëherë pasi ka lëshuar një leje ndërtimi, bashkia ia dërgon atë në Hipotekë, e cila e regjistron lejen në një regjistër të veçantë duke bërë lidhjen me truallin ku po ngrihet ndërtesa. Pas këtij veprimi, të gjithë ata që kanë një marrëveshje me kompaninë për të blerë një apartament në ndërtesën e regjistruar mund të vijnë të bëjnë regjistrimin e hapësirës në emrin e tyre. Sipas ligjit, e gjithë procedura zgjat deri në 10 ditë. Pas regjistrimit të hapësirës së prenotuar, blerësi gëzon të drejtën e pronësisë së plotë mbi të dhe mund të bëjë shitje. Regjistrimi në Hipotekë është i detyrueshëm edhe për kontratat e qirave me një afat kohor më të gjatë se 1 vit do të regjistrohen në Hipotekë. Në rastet kur objekti jepet me qira për një periudhë kohore më të gjatë se 9 vjet, kjo do të bëhet duke kryer ndryshime në Certifikatën e Pasurisë së Paluajtshme.
Tarifat e reja të shërbimit në hipoteka
Hipotekat do të funksionojnë si një organ me vetëfinancim pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, çka është edhe shkaku kryesor i rritjes së tarifave të shërbimit në zyrat e saj. Tarifat në fjalë nuk prek personat me aftësi të kufizuara edhe të verbrit, të cilët nuk paguajnë tarifë në sportelet e hipotekave.
Tarifat për disa shërbime lekë
Lëshim i certifikatave të pasuris렠 1 500
Kërkesë për regjistrim të pronësisë të pasurisë së paluajtshme 700<