Mafia e Barit, miliona euro projekte në Shqipëri

Një publikim ku tregohet shtrirja e projektit të investimeve të Grupit De Gennaro në Shqipëri. Ajo ishte e përfshrirë ndërtimin e një kompleksi energjetik si dhe një stadiumi në Tiranë
Lindita Çela
Shembet një nga dinastitë më të fuqishme në Rajonin e Puljas, ajo De Gennaro. Drejtuesit e një prej kompanive, që kryenin të gjitha punët e mëdha në këtë zonë, të lidhur ngushtë dhe me politikën, janë arrestuar dy ditë më parë pas akuzave të ngritura nga prokuroria e Barit. Hetimet e prokurorisë e kanë nxjerrë grupin e vëllezërve De Gennaro përgjegjës për afera korruptive dhe pazare të ndryshme duke përdorur postet që mbanin. Pikërisht për shkak të kontratave objekteve të rëndësishme që kanë kryer mediat italiane e përshkruanin arrestimin e dy vëllezërve si Fundi i epokës De Gennaro. Bëhet fjalë për një pasuri prej 25 milionë eurosh që pritet të ngrihet apo sekuestrohet. Por ajo që të bie në sy është fakti se vëllazëria De Gennaro ka zbritur deri në brigjet shqiptare dhe ka marrë bekimin e politikës shqiptare në pushtet.
Arrestimet
Sipas prokurorisë së Barit bizneset e familjes De Gennaro janë vënë në hetim, pasi vitet e fundit akuzohen për miliona euro abuzime me tenderime e koncesione të ndryshme. Në rreth 500 faqe hetimi prokuroret italiane thonë se në këto aktivitete nuk kanë munguar edhe presionet politike apo korrupsioni i komunarëve të zonës së Puljas për të përfituar projekte miliarda eurosh. Hetimet e nisura që në vitin 2004 janë përfunduar dy ditë më parë me arrestimin e shtatë persona të dyshuar, mes tyre vëllezërit Daniele e Gerardo De Gennaro, drejtuesit e komunës së Pulias, Anna Maria Curcuruto e Vito Nitti, drejtuesi rajonal Gennaro Russo dhe ekspertë Michele Corona e Raffaele Contessa. Vëllezërit De Gennaro janë pronarë të shoqërisë Dec që merrej me ndërtime të ndryshme në qendrat e mëdha në Itali. Por të bie në sy se Gerardo De Gennaro është gjithashtu edhe këshilltar i grupit apo forcës politike të Partisë Demokratike në Rajonin e Puljas.
Por kjo nuk e ka penguar aspak prokurorinë e Barit të ngre akuza dhe të nis hetimet që nga vitin 2005 pas skandalit të përmbytjes në Bari. Nga kjo ngjarje, prokuroria e Barit nisi hetimet duke përfshirë dhe veprat e mëdha të ndërtuara nga dinastia De Gennaro. Pas afro shtatë vitesh hetimet, prokuroria e barit ngriti akuzat për korrupsion duke marrë nën hetim 51 persona, punonjës të kompanive të ndryshme si dhe zyrtarë të lartë të pushtetit vendor në Bari. Vetëm dy ditë më parë, në bazë të urdhërr-arresteve të lëshuara janë vënë në pranga 7 prej tyre që rezultojnë të jetën jo vetëm përfaqësues së komunës së Pulias por edhe vëllezërit De Genario që drejtojnë një prej dinastitë më të fuqishme ekonomike në jugun e Italisë, Degennaro Grup.
Pikërisht kjo shoqëri, sipas prokurorisë së Barit, ka fituar kontrata në kundërshtim me parimet e konkurrencës së lirë, si dhe ka abuzuar me projektet duke përfituar miliona euro. E ndërsa në mediat e shtetit fqinjë ngjarja ka tronditur opinionin publik si dhe në debat është përfshirë dhe politika për shkak të lidhjeve të drejtuesve të shoqërisë, mediat italiane kanë dëshmuar mënyrën e funksionimit të dinastisë De Gennario. Kështu sipas mediave italiane, në shkëmbim të kontratave drejtuesit e punëve të mëdha i ofronin zyrtarëve të komunave dhurata dhe favore që nisnin me pushime në brigjet e detit Jon e deri tek dhënia e apartamenteve me çmime shumë të ulta në zonat e pëlqyeshme të bregdetit në Barit. Megjithatë përfaqësuesit e kompanisë i kanë mohuar akuzat dhe kanë deklaruar se kanë besim tek drejtësia italiane në shpalljen e tyre të pafajshëm.
Mafia italiane, investime në energjetikë dhe ndërtim
Mediat italiane i kanë konsideruar si mjeshtërit e punëve të mëdha e me sa duket të tillë janë dhe në Shqipëri. Kompania e vënë nën hetim nga Prokuroria e Barit rezulton të jete tepër e fuqishme në vendin tonë. Shoqëria DEC S.P.A, që drejtohet nga dy prej vëllezërve De Gennario që janë arrestuar dy ditë më parë në Bari, prej vitesh është prezente duke fituar një sërë tenderësh në Shqipëri. Madje në bazë të dokumenteve zyrtare kjo shoqëri rezulton te jetë e përfshirë dhe në ndërtimin e kompleksit industrial në Koplik, vepër energjetike e inauguar në prag të zgjedhjeve të vitit 2009 nga kryeministri Berisha.
Nga rikonstruksioni i stadiumit Qemal Stafa tek parku energjetik
Shoqëria DEC S.P.A është tejet e fuqishme në Jugun e Italisë. Prej vitesh ata janë ndërtuesit e objekteve të rëndësishme në vendin fqinj, apo realizuarit e punëve të mëdha siç ironizojnë mediat. Megjithëse ishin posedues së kontratave me miliona eurosh apo dhe me lidhjet të fuqishme me politikën kjo nuk ka penguar aspak prokurorinë e Barit të ngre akuzat për De Gennariot.
Por po kaq të fuqishëm kjo kompani është dhe në vendin tonë. Megjithëse mediat fqinje thonë se shoqëria ka përfituar nga privilegjet e ofruara drejtuesve të pushtetit vendor ende nuk dihet nëse hetimet e prokurorisë së Barit do të shtrihen edhe në Shqipëri, ku kjo kompani sërish ka marrë përsipër realizimin e punëve të mëdha. Mjafton të hapësh faqen zyrtare të shoqërisë italiane për të mësuar se vitesh shoqëria DEC SPA ka kryer punime në mbarë vendin. Madje, Shqipëria përmendet ndër vendet e vetme të huaja ku kompania ka kryer punime që nisin nga rikonstruksioni i ambulancave, stadiumeve në mbarë vendin, ndërtimi i rrugëve e deri tek qendrat rezidenciale në Durrës dhe ndërtimit të sistemit të sigurisë së Bankës Kombëtare.
Realizimin e të gjitha këtyre objekteve shoqëria i ka deklaruar me shumë krenari në faqen e saj zyrtare ndërkohë që ajo është përshirë dhe në ndërtimin e parkut Industrial të Koplikut në Shkodër. Një vepër kjo industriale punimet për të cilës kryeministri Sali Berisha e shpalli në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. Sipas dokumenteve zyrtare DEC S.P.A është aksionere në kompaninë e cila ka fituar tenderin për ndërtimin e këtij parku energjetik. Madje për këtë ekziston dhe vendimi i Këshillit të Ministrave nr 773, date 4.06.2008 ku thuhet se : Për përcaktimin e autoritetit kontraktues dhe miratimin e bonusit i është dhënë shoqërisë tregtare Zona Industriale dhe Tregtare Koplik Sh.p.k., bonusi prej 8 % te pikëve në garën për tender.
Në garën e zhvilluar për dhënien e statusit të zhvilluesit të kësaj zone u përzgjodh si zhvillues shoqeria Zona Industriale dhe Tregtare Koplik Sh.p.k. Ndërkohë po ti referohesh dokumenteve zyrtare që qendrës së regjistrimit shikon se kompania italiane zotëron aksione në shoqërinë e përzgjedhur për ndërtimin e kompleksit industrial në Koplik. Parku i Koplikut konsiderohet tepër i rëndësishëm edhe nga vetë pozicioni gjeografik ku do të ndërtohet, pasi sipërfaqja krejt e lirë prej 65 hektarësh. Investimi për Parkun Industrial kap vlerën e mbi 100 milionë eurove e do të realizohet në dy faza.
Faza e parë përfshin investimin prej 40 milionë eurosh, e do të përfshijë ndërtimin e objekteve të para të biznesit, së bashku me përfundimin e plotë të infrastrukturës ku bëjnë pjesë asfaltimi, ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, rrjeti i ujësjellësit, kabinat telefonike, rrjeti i energjisë elektrike, ndarja në parcela dhe asfaltimi. Faza e dytë, që konsiderohet më e rëndësishmja, përfshin ndërtimin e disa ambienteve, të cilat do të ofrojnë shërbime për kurse profesionale në mënyrë që investitorët të kenë mundësi të zhvillojnë kualifikime profesionale për punonjësit, që do të punësohen.
Përveç kësaj në Parkun Industrial, sipas projektit,