E Diel, 1 Nëntor 2026

Ju shërbejmë me femra në shtëpi, sipas mundësive të pagesës

Dashamir Biçaku

TIRANE- Jua shërbejmë femrat në adresë, sipas mundësive të pagesës. Me këtë metodë pune, prej më tepër se se 4 muajsh punonin katër persona të arrestua mesnatën e të martës, nga policia e kryeqytetit, me akuzën e shfrytëzimit për qëllime prostitucioni në rrethana rënduese. Fatmir Lizi, 38 vjeç, nga Tirana, i punësuar si taksist i dënuar më parë për vrasje, Ardian Keçi, vjeç 41, banues në Shijak, i dënuar më parë për plagosje, akuzohen se në bashkëpunim me Niva Kokolarin, 25 vjeçe, shfrytëzonin për prostitucion, një vajzë 23 vjeçare, nga Tirana, me inicialet E.T, e cila edhe më dyshohet se është shfyrtëzuar dhe ka ushtruar porstitucion jashtë vendit. Operacioni u krye gjatë mbrëmjes së të martës dhe përfundoi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në një hotel në qytetin e Shijakut në dhomat e të cilit, policia ndaloi në vajzën E. T, që prostituonte me një klient.

Ky i fundit sipas burimeve të policisë kishte paguar ndaj njerëzve që ia kishin dërguar vajzën në Shijak, 50 euro, plus shpenzimet e taskisë. Sipas burimëeve të policisë, Fatmir Lizi, ishte personi që me taksi e kishte dërguar 23 vjeçaren E. T, në drejtim të adresës së hotelit ku u kap vajza duke kryer mardhënie me një klient. Në drejtim të këtij hoteli, sipas hetuesve, e kishte orientuar Niva Kokolari, 25 vjeçarja nga Tirana. Pikërisht kjo e fundit sipas burimeve të policisë është e dyshuar si tutorja e vajzës 23 vjeçare të arrestuar nga policia gjithashtu për ushtrim prostitucioni. Sipas burimeve të policisë Niva Kokalari, ishte shfrytëzuesja e vajzës 23 vjeçare, e cila merrte fitimet kryesore të punës së saj. Ardian Keçi, i dënuar më parë për plagosje, thuajse gjithmonë luante rolin e sekserit, duke i gjetur klientë, Niva Kokolarit, për vajzën që ajo shfrytëzonte.

Një praktikë e tillë sipas hetuesve funksiononte gjithmonë, në të gjitha rastet. Sipas burimeve të Policisë, i interesuar për klientët ishte Ardian Keçi, i cili përgjithësisht merrte një përqindje të caktuar nga çdo rast, në varësi të pagesës që ofronte klienti. Sipas hetuesve kjo pagesë niste nga 50 euro për orë dhe në varësi të gjendje së klientit, ajo pagesë rritej. Në rastet kur klienti e kërkonte vajzën për një natë, pra jo më për një orë, pagesa kapte shifrën e 400 eurove. Madje me këtë shumë parash, grupi, e dërgonte vajzën në çdo adresë të mundshme që e kërkonte klienti. Burimet e policisë thanë se nga hetimet e kryera është zbuluar se në shumë raste, personat e arrestuar e kishin dërguar femrën në qytete të ndryshme si në Durrës, Shijak, Kavajë, e madje edhe në Fier, për çmime që arrinin shumën e 400 eurove. Një shumë e tillë parash sipas hetuesve, nga të arrestuarit justifikohej me faktin se vajza ishte shuëm e mirë, e re dhe e pakonsumuar.

 E ndaluara: Edhe në Itali kam punuar prostitutë

Burimet e policisë thanë dje për Shekullin, se vajza e cila shfrytëzohej, kishte qëndruar një periudhë jashte vendit ku kishte punuar si prostitutë, kryesisht në Itali, Zvicër dhe Austri. Hetimi ndaj personave të mësipërm, mësohet të ketë nisur pak muaj më parë, kur blutë morën një indicie se një femër nga Tirana shfrytëzohej nga një grup personash, rolin kryesor të të cilit e luante një femër. Pas arrestimit në flagrancë, policia tha se tre personat akuzohen për Shfrytëzimit të prostuticionit në rrethana rënduese, ndërsa vajza e arrestuar, për akuzën e ushtrimit të prostitucionit. E shfyrtëzuara mësohet se ishte lidhur me tutoren e saj, pak kohë, pasi ishte kthyer nga Italia.

Në këtë vend, ajo mësohet se kishte qëndruar për disa muaj, dhe kishte punuar si prostitutë në qytete të ndryshme të Italisë. Madje burimet e policisë thonë se vajza kishte punuar edhe në Zvicër dhe në Austri. Në këto vende, ku kishte punuar për një kohë të gjatë vajza ishte paguar mirë, por se në një pjesë të mirë të pagesave dhe fitimeve, ajo nuk i kishte marrë për vete për shkak se i është dashur të punojë për një tutor. Disa muaj më parë E.T, 23 vjeçe është kthyer nga Italia, dhe ka mundi të lidhej nëpërmjet njohjejeve të saj me Niva Kokolarin. Hetuesit thonë se kjo e fundit i kishte premtuar të lidhje me të dhe punët do ti shkonin mirë dhe do kishte pagesë të mirë.

Pak kohë pasi ishte njohur me  Kokolarin, 23 vjeçarja nga Tirana, nisi të punonte dhe ti gjente klientë. Përgjithësisht mësohet se e dëmtuara e akuzuar, qëndronte me miken e saj. Sapo sekseri Keçi gjente një klient, i telefononte Nivës, për një klient që ndodhej në një adresë të caktuar dhe se atje kërkonte edhe një femër që ti ofronte pak relaks dhe një mardhënie seksuale. Nival më pas lidhej me taksistin të cilit i telefonte për ti dhënë adresën e klientit dhe orën. Në orën e kërkuar taksisti mbërrinte në adresën e saktë dhe një orë pas mbërritjes, kur klienti dhe femra kishin mbaruar punë, ai kthehej dhe e merrte. Një ritual i tillë përsëritej në mënyrë periodike për taksistin dhe pjesën tjetër të grupit, të cilat sipas hetuesve janë provuar nëpërmjet vëzhgimeve, filmimeve, përgjimeve të ndryshme ambientale etj.

Skeda

Fatmir Lizi, 38 vjeç, banues në  Tirane, i dënuar më parë për vrasje.

Ardian Keçi, 41 vjeç, banues ne Shijak, i dënuar më parë për plagosje.

E. T, 23 vjeç, banuese në  Tirane,

Niva Kokolari (Dalipi), 25 vjeçe, banues në  Tirane,

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›