E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS-Presidentit: Mosbini pre e shantazhittë Berishës

TIRANE- Partia Socialiste reagon pas sulmit të Partisë Demokratike ndaj kreut të shtetit për vonesat në përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Përmes një deklarate për mediat, deputeti socialist Sajmir Tahiri i bën thirrje Presidentit Topi “të mos mos bjerë pre e shantazhit të Sali Berishës dhe të mos e tolerojë më tutje praktikën e gjuetisë së shtrigave ndaj kandidaturave që nominon për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese e asaj të Lartë”

Selia rozë konsideron se “përplasja” mes PD e Presidencës për anëtarët e gjykatave është përpjekje e qeverisë për të shmangur vëmendjen e publikur për krizën ekonomike.

“Dje, në përpjekjen e dëshpëruar për të shmangur vëmendjen e publikut nga kriza e vërtetë e transparencës së munguar mbi zgjedhjet e vjedhura e mbi ekonominë kapur nga e njëjta familje në pushtet, sidomos pas daljes me turp nga beteja antikombëtare për uzurpimin e shërbimit sekret, Sali Berisha ka hapur një krize të re me Presidentin e Republikës”, theksoi deputeti Tahiri.

Sipas socialistëve, kryeministri Berisha ka futur në krizë institucionet e drejtësisë dhe po bllokon procesin e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

Mesditën e djeshme deputeti demokrat, anëtar i Komisionit të Ligjeve Eduard Halimi akuzoi kreun e shtetit për shkelje të rëndë të Kushtetutës me mos emërimin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të cilit i ka mbaruar mandati.

Ka qenë i menjëhershëm reagimi i Presidencës përmes këshilltarit juridik, Spiro Peci i cili sqaroi se vonesat në emërimin e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese kanë ardhur si pasojë e burokracive të parlamentit dhe jo për faj të Presidentit.
(e.n/BalkanWeb) Lidhje te tjera Gjykata Kushtetuese, PD përplasje me Presidencën

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›