Kombetarja agresivitet dhe loja ne skuader

“Agresiviteti dhe loja në skuadër”: kjo është receta e futbollistëve të kombëtares shqiptare për të marrë tri pikët e fitores në ndeshjen kundër Bjellorusisë. E cilësuar si sfida më e rëndësishme në fushatën eliminatore të Euro 2012 në grupin D, kuqezinjtë shprehen se do të kërkojnë maksimunin në përballjen e 26 marsit në “Qemal Stafa”.
"Duhet të jemi pak më agresiv se ckemi qenë në pjesën e parë. Për ta fituar këtë ndeshje duhet gjithmonë të jemi të parët, dhe në anën sulmuese duhet të japim më të mirën, që nga mbrojtja, mesfusha dhe për të ndihmuar sulmuesit të arrijnë të shënojnë", tha Kristi Vangjeli mbrojtës i kombëtares.
"Forca më e madhe e ekipit tonë kombëtar, që ne jemi grup i njëjtë nuk është se kemi individ që mund të bëjë diferencën, që mund ta fitojë ndeshjen i vetëm. Grupi është forca jonë kryesore. Nëse ne do të jemi grup besoj se këtë ndeshje do të arrijmë ta marrim me sukses", u shpreh Elis Bakaj, sulmues i kombëtares. Kombëtarja shqiptare ka grumbulluar 5 pikë në ndeshjet e zhvilluara, ndërsa renditet e treta në grupin D, ku përvec Bjellorusisë marrin pjesë, Franca, Rumania, Bosnje-Herzegovina dhe Luksemburgu.
Aleks Kalemasi