Shtyhet gjyqi ndaj Ilir Metës. Gjykata e Lartë: Kompleksitet kërkesash
TIRANE- Procesi gjyqësor ndaj ish-zv/kryeministrit Ilir Meta do të vijojë në Gjykatën e Lartë më 11 Korrik pasi kjo gjykatë kërkoi sot shtyrjen e seancave të këtij muaji me pretendimin se do ti duhet kohë të shqyrtojë kërkesat e palëve.
Prej mbi një ore e gjysëm Gjykata e Lartë zhvilloi sot seancën e radhës për cështjen e video-përgjimit Meta-Prifti. Gjatë seancës së sotme, përfaqësuesi i Prokurorisë së Përgjithshme, Bujar Sheshi ka paraqitur kundërargumentet e akuzës ndaj pretendimeve të avokatit të Metës.
Sipas Sheshit, kërkesat e palës mbrojtëse janë të pabazuara në ligj. Sipas tij kërkesat e prokurorisë janë bërë brenda afateve ligjore dhe se ekpertizat e videove janë brenda kohës dhe se në to nuk ka patur ndërhyrje, ashtu sic pretendojnë avokatët e Metës.
Gjithashtu Prokurori i cështjes ka kërkuar që Gjykata të mos marrë për bazë pretendimet e Dritan Priftit se dy personat si ai dhe Meta nuk mund të gjykohen për të njëjtën cështje.
Ndërkohë pala mbrojtëse, avokatët Petrit Serjani dhe Gëzim Veleshnja theksuan se prokuroai gjatë hetimit përkëtë dosje ka shkelur gjithë afatet ligjore.
Sipas tyre i pandehuri nuk është njoftuar në kohë për hetimin dhe se prokuroria ka nisur hetimet pa dijeninë e Ilir Metës.
Edhe sot mbrojtja e Ilir Metës kërkoi të shpallen të pavlefshme të gjtiha hetimet e prokurorisë me pretendimin se janë të kundraligjshme.
Pasi dëgjoi palët, trupi gjykues i kryesuar nga Ilir Gorani u tërhoq për të vendosur rreth kërkesave të palëve. Pas 1 orë diskutimi mes tyre, trupi gjykues vendosi që seanca pëer gjyqin ndaj Metës të vijojë me 11 Korrik, ora 12:00 pasi kompleksiteti I cështjeve kërkon kohë për tu shqyrtuar.
Ne gjyqin ndaj tij edhe ne kete seanca, Ilir Meta nuk ishte i pranishem, por u perfaqesua nga 2 avokatet mbrojtes.
Hetimet për video-skandalin nisën fill pas publikimit të kësaj videoje, ku numri dy i qeverisë në atë kohë, Ilir Meta shfaqej duke biseduar me ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti, për favore në dhënien e licencave koncesionare. Videoja ishte regjistruar nga Prifti në kohën kur ky i fundit mbante postin e ministrit të Ekonomisë. Prokuroria, pas shumë hetimesh e ka vënë nën akuzë Ilir Metën dhe ka dorëzuar dosjen për gjykim në Gjykatën e Lartë. Ndërsa po vazhdon hetimet për deputetin Dritan Prifti, pasi edhe ai dyshohet për afera korruptive, bazuar kjo në një video të dytë, ku ai shfaqet së bashku me ish-zv/ministrin e Ekonomisë Leonard Beqiri dhe një shumë prej 70 mijë eurosh
(d.b/BalkanWeb)