Çështja çame, Muhedini: Koha për diskutime me Greqinë
UASHINGTON- I gjendur në Shtete e Bashkuara të Amerikës për paradën shqiptare, Presidenti i Nderit i PDIU-së, Tahir Muhedini në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se, Shqipëria dhe Greqia duhet të shtrojnë për diskutim çështjen çame, me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.
Muhedini tha se i gjithë ky sensibilizim, përfshirë edhe Javën Çame në Shqipëri bëhet që të sensibilizohet edhe faktori ndërkombëtarë, me qëllim që të shtyjë Shqipërinë për të shtruar për diskutim çështjen çame.
Ka ardhur koha që të shtrohet si diskutim- tha Muhedini.
Duke mos i kushtuar shumë rëndësi çështjes së pronave të komunitetit çam, Muhedini u shpreh se, qëllimi i gjithë komunitetit çam është që të korrigjohet gabimi historik dhe të kërkohet falje publike për këtë gabim të ndodhur nga shteti grek.
Në Shqipëri po mbahen disa aktivitete në kuadër të Javës Çame, ku i gjithë kryeqyteti është veshur me ngjyrat kuq e zi dhe me sloganin,I Love Çamëria- Unë e dua Çamërinë.