E Hënë, 2 Nëntor 2026

Çështja e Kosovës po i rikthehet 1912-ës


Si duket tani kemi hyrë në një proces shumë kompleks të zgjidhjes së çështjeve ballkanike me theks të veçant të zgjidhjes së çështjes së Kosovës . Pas shumë përpjekjeve për ta normalizuar dhe qetësuar këtë terren respektivisht këtë rajon dhe pas shumë propozimeve disa nga më serioze e disa nga më të koklaviturat dhe të ndryshme për nga qasja në raport me cështjen e statusit të Kosovës , tani si duket por vërhen disa tendenca të rikthimet të problemeve të Ballkanit në cështje të lëvizjeve të kufijve apo edhe të prerjes së kërthizës së problemve të ndryshme me karakter territorial, gjeo-politik ,gjeo-ekonomik etj.Ndërsa epilogu i zgjidhjes së problemit të Kosovës ka marrë kahjen e krizave dhe manovrave të interesave të shumëllojshme bile globale ngase kemi të bëjmë me vitet e më hershme historike në rajonin e Ballkanit e që lanë pasoja të cilat po i vuajnë popujt që pësuan më shumë e në këtë rast populli Shqiptar respektivisht ai Kosovar.

Megjithkëtë lojrat e 1912-s ishin mjaftë të mëdha dhe enigmatike ashtu si janë edhe këto lojëra të fundit të cilat po përjashtojnë dhe po ndajnë elemente të cilat ishin vërtet me karkater kombëtarë e që tani janë kthyer në atë të karakterit të prologjeve historike dhe procesuale në sferën e diplomacisë dhe politikës moderne.Kosova historikisht kurrë nuk ka qenë pjesë e Sërbisë ajo ishte pjesë e natyrshme e kombit respektivisht trungut Shqiptarë në përgjithësi , por me prerjen e hartës ballkanike në konferencën e ambasadorëve në Londër territori i Kosovës u trajtua si problem i pazareve të atyre që ishin pjesmarrës në luftë ashtu si u trajtua e tërë çështja Shqiptare ne pergjithesi keshtu edhe ju dhuruan territore sipas qejfit kjo zaten la pasoja dhe i bëri kufjit e Ballkanit të lëvizin përditë nga kufijt artificial që kishin vënë fuqitë e asaj kohe.Tani cështja e Kosovës është kthyer në një cështje globale ku janë futur nga interesat e ndryshme shumë probleme por cështja e Kosovës pas shumë përpjekjeve nga bashkësia ndërkombëtare për t’i dhënë pavarësin me një mbikqyrje ndërkombëtare , tani si duket po hyjnë në rend dite edhe disa problem mjaftë domethënëse ku disa do mund të ishin pozitive e disa do merrnin kahje të zjarrvënjeve ballkanike. Kështu tani kemi hyrë në një proces shumë kompleks historik ,nga kjo cështja e Kosovës do mund të futet në disa probleme te karaktereve te ndryshme:

E para; Kosova do mund të gjendet shumë shpejtë në një ndarje të dhimbëshme e cila do mund të kishte probleme me zgjatje dhe me shtrirje në gjithë rajonin dhe Europën , dhe nga ky kontekst do mund të lindin dëshira të mëdha të popujve me intersa të ndryshme dhe do hynte në valle Ballkani dhe Europa ku do i përngjante një kataklizme që do merrte shumë kohë për t’u riparuar ky rajon dhe koninent në përgjithësi. Në këtë rast interesat e shumë popujve do përziheshin dhe do krijohej një zonë e rezikshmërisë ballkanike dhe europiane , sepse “fitili do mbahej në cdo rastë i ndezur” dhe pasojat e ngrirjes e shkrijes do ishin të pranishme në emocionet e qytetarëve që jetojnë brenda Kosovës , ndërsa intersat e shteteve tjera do mendonin shumë për rezikshëmrin e etnitetve tjera që jetojnë brenda tyre.

E dyta; ka të bëjë me rikthimin e Kosovës dhe cështjes ballkanike në vitin 1912 për t’u rishikuar prerja e hartës ballkanike dhe “me cfarë gërshëre janë prerë” , dhe nga kjo do mund të lindte dëshira e bashkimit të shteteve me shtete amë , kjo normalisht se do e çonte Ballkanin në një lëvizje apo vërshimi të “popujve drejtë gjenezës historike” të tyre dhe i gjithë rajoni do pësonte ndryshime të mëdha , ndërsa integrimi i popujve në strukturat eruoatlantike do rikthehej për rishikim ose për rivlerësim nga popujt qe do merrnin kahje te “kthimi në historinë e dhimbshme”. Ky rikthim i historisë për popullin Shqiptarë në përgjithësi do ishte pozitiv nga se “do bashkohen gjymtyrët e ndara “por për popujt që kanë pak histori në këtë rajon dhe që janë endacak do trishtohen nga kjo “lëvizje e historisë dhe rikthimi i saj” , sepse nuk do mund të gjenin vend për të “krijuar një specie tjetër” ngase shumica e popujve joautokton janë “artificialisht kombe në Ballkan”, kjo vërtetë do ishte e dhimbshme për ta por e mirëseardhur për popullin autokton Shqiptarë sepse do bashkoheshin gjymtyret e ndara.

E treta; ka të bëjë me neutralitetin e Kosovës dhe kantonizimin e saj jo se kjo ka përballë që shumë popuj por se etnitetet që jetojnë brenda tyre sigurisht e janë me prejardhje të ndonjë vendi apo etniteti tjetër dhe keshtu do krijohej një “Zvicër e dytë në kontinentin ballkanik dhe Europian “, kjo do rezultonte në mbyllje të popujve në hapje të interesave në mos rehatin e etniteteve në shkembim interesash në menaxhim nga interesa të kundërta e kështu me radhë. Ndërsa shtetit Rus do i shkonte pershtati sepse do mund ta përdorte Kosovën e kantonizuar për të shtrirë interesin e saj gjeo-ekonmik dhe gjeo-politik duke ndërtuar sisiteme të kanalizuar të gazit dhe naftës brenda hapësirës ballkanike sic janë shenjat mëse të mundshme dhe në këtë mënyrë ,Kosova si e kantonizuar do i përshtatej asaj sepse do bënte pazar në bazë të kantoneve ku asaj i konvenon duke ditur se disa serbë jetojnë brenda Kosovës .Mirëpo megjithatë kjo nuk duket së do mund të jetë e arritshme pasi që Kosova kurrë nuk mund të jetojë në një paqe të brishtë dhe në neutralitet pasi që nuk e ka historinë e njejtë si ajo e Zvicrës.

Ndërsa e fundit , E katerta ;ka të bëjë me atë cka duket se po afrohet për Kosovarët shpallja e pavarësisë se Kosoves në mënyrë të njëanshme e që do kishte probleme në njohjen e saj dhe do shkonte një shekull derisa disa shtete ta njihnin pavarësinë e njëanshme të Kosovës .Megjithkëtë kjo do ishte një veprim i mirë por me lejen e bashkesise nderkombetare , por me rezultat të ngadalshëm të progresit shtetëror të Kosovës ne të gjitha sferat si ato gjeo-politike , gjeo-ekonomike, diplomatike etj etj.

Dhe krejt në fund duhet ditur se fati i Kosovës dhe Ballkanit është më shumë gjeo-politik , e ekonomik se sa historik apo kulturor, mirëpo kjo në disa raste sjell paqe dhe vënien e gjërave në vend të saj ndërsa në disa raste tjera do mund të rezultonte në shtrembërime të interesave dhe në shtrirje të ndikimeve e që “do mbeteshin si gjemba në historinë e Ballkanit dhe Europës” .Dhe kështu nga kjo Ballkani dhe europa do mund të mbeteshin “peng i intersave te ndryshme epshore” , i hapjes dhe mbylljes së plagëve i ndryshkut dhe pastrimit ,i integrimit dhe çintegrimit i vullkaneve dhe i deteve të mëdha etj etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›