Presidenti ‘Konsensual’ i Opozitës
Është e shkruar në kaderin e popullit shqiptar që sa herë të ketë zgjedhje për diçka, të vuaj e të stresohet. Zgjedhja e presidentit, është kthyer tashmë në një çështje të lidhur drejtpërsëdrejti me të ardhmen e vendit. Vendi që sapo kaloi zgjedhje të kritikuara vendore, sërish nuk po arrin në konsensusin për të zgjedhur kreun e tij.
Që në fillim këtu ka një term të gabuar. Opozita shprehet dhe kërkon që presidenti të jetë “President Konsensual i Opozitës”. Një presidenti të tillë, mund t’i vendosësh çdo lloj epiteti, por vetëm “Konsensual” jo. Ndoshta politikanëve tanë u nevojiten leksione mbi termat, pasi të thuash ‘konsensual’ do të thotë që ai të jetë produkt i një konsensusi të përbashkët. Në momentin që e kërkon edhe konsensual edhe nga ana jote, atëherë këtu ka diçka që nuk shkon.
E njëjta gjë ndodh edhe në kampin e djathtë dhe mbase janë këta që e nisën këtë koncept të gabuar. “Jemi për president konsensual, por do të zgjedhim Bamir Topin”. Me këtë ide dolën të djathtët duke e përvetësuar zotin Topi si një kandidaturë konsensuale të mazhorancës, por që harruan mesa duket se në konsensus duhet të përfshihej edhe opozita.
Çështja e presidentit, tashmë i ka kaluar kufijtë kombëtar dhe është kthyer në çështje nderi midis personave të caktuar. “Unë nuk ul kokën të ulem me tjetrin në tavolinë” thotë Berisha dhe “Takimin me mua le ta caktojë kryeministri pasi është më i zënë se unë” thotë me ironi Rama.
Shqiptarët edhe pse pas viteve ’90 nga protestat, konfliktet dhe përpjekjet për të emigruar jashtë me mënyra nga më të ndryshmet dhe më sakrifikueset, u pasqyruan në mediat botërore si trazovaç dhe agresiv, sot mund të thuhet se janë ndër popujt më “pula”, pasi po heshtin kundrejt një të keqje që po u vjen nga ata që i kanë zgjedhur vetë. Duket se në Shqipëri grupet sociale, sindikatat apo klasa intelektuale është individualizuar duke mos menduar aspak më për atë që e rrethon. Vihet re që asnjë lloj presioni nuk i bëhet klasës politike që ta shtyjë atë për të gjetur zgjidhje. Këtu nuk dua të keqkuptohem. Nuk jam kurrësesi pro protestave shkatërrimtare si ato të viteve pas komuniste ku vendi u shkatërrua, por për manifestime paqësore, me mënyra demokratike dhe bashkëkohore ku kalsës politike t’i kujtojnë përgjegjësitë që ajo ka. Të vetmet tubime njerëzish në Shqipëri bëhen nëpër fushatat elektorale të zgjedhjeve parlamentare apo vendore, ku liderët e majtë e të djathtë ligjërojnë mashtrimet e rradhës.
“Burrat janë burra dhe marrin vendimet qe u perkasin. Me mire nje deshtim me nder se sa me turp”, thotë kryeministri Berisha në fjalën e tij në Kuvend ku refuzon takimin me liderin socialist Edi Rama për sa kohë që ai nuk është institucional. Shefi i ekzekutivit thekson se po shkelet Kushtetuta ndërsa Rama ironizon me këtë gjendje duke theksuar se i takon Berishës të caktojë takimin sepse është i ngarkuar me punë. Jo more zotërinj, asnjëri dhe as tjetri nuk e keni atë luks që për kapriço personale të luani me fatet e popullit. Në dorën tuaj është e ardhmja e një kombi të vuajtur historikisht dhe ju nuk mund të ironizoni me fatin e tij.
Tek kjo klasë politike, në rradhë të parë vihet fodullëku dhe krenaria. Naga ana tjetër harrohen detyrimet dhe obligimet. Askush nuk do ta kritikonte Berishën nëse ai do të shkonte në zyrën e Ramës e të ulej për të zgjidhur këtë çështje kombëtare, dhe e njëjta gjë do të ishte edhe për Ramën nëse do t’i trokiste në derë kryeminstrit e t’i thoshte ‘hajde ta zgjidhim këtë çështje”. Por ja që kjo është shumë e vështirë për të thyer krenarinë e gurtë të dy liderave tanë.