Çështjet dhe shqetësimet e intelektualëve, pjesë e programit për zhvillimin e qytetit
Kandidati i “Aleanca për Qytetarin”, Ferdinand Xhaferaj, takim me intelektualë të qytetit të Durrësit
Kandidati i “Aleancës për qytetarin” për kreun e Bashkisë së Durrësit, Ferdinand Xhaferaj, zhvilloi dje një takim më intelektuale dhe banore femra të qytetit të Durrësit. I konceptuar në formën e një forumi, ky takim kishte një panel me intelektuale nga fusha të caktuara si arsimi, biznesi, mjekësi, pedagogjia etj, të cilat i paraqiten kandidatit Xhaferaj çështje dhe problem që shqetësonin qytetin e Durrësit, të para këto nga këndvështrimi i profesionit të ato ushtronin. Të pranishëm ishin edhe kryetari i Degës së Partisë Demokratike në Durrës, njëkohësisht edhe deputet, Igli Cara si edhe deputetja Albana Vokshi, kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas, e cila njëkohësisht ishte edhe nismëtarja e këtij forumi.
Disa prej çështjeve më të mprehta, që u trajtuan në këtë forum ishin ulja e taksave për biznesin e madh, krijimi i strukturave brenda bashkisë të cilat do të shërbejnë për integrimin e të rinjve të cilët kanë studiuar jashtë dhe duan të punojnë në vendin e tyre, por edhe favorizimi i studentëve në qytetin e Durrësit, krijimi i lehtësirave për bizneset e mesme dhe të vogla, për të cilat u kërkua që barra fiskale për to të ishte në bazë të fitimit që ato realizonin. Kandidati Xhaferaj, në përgjigje për të gjitha çështjet dhe shqetësimet e ngritura nga zonjat intelektuale, tha se ato ishin pjesë e programit të tij për zhvillimin e qytetit dhe Bashkia i kishte të gjitha potencialet mundshme për t’i dhënë zgjidhje këtyre problemeve. Të tjera probleme të cilat u shtruan nga zonjat e panelit, ishin mungesa e një kalendari të mirëfilltë kulturor për qytetin dhe domosdoshmëria e mirëfunksionimit të Këshillit Kulturor në Bashki, për të cilat Xhaferaj tha se prioritet do të merrnin projektet kulturore me vlerë për qytetin, promovimi i talenteve të reja dhe funksionimi i drejtë i Këshillit Kulturor i cili do të bënte një shpërndarje të drejtë të fondeve për projektet kulturore. Vëmendje të veçantë në këtë forum mori edhe shëndetësia, e cila erdhi përmes problemeve të ngritura nga mjekja dermatologe Xhiliola Doçi, e cila ndër të tjera ngriti edhe çështjen e ngritjes së Fakultetit të Shëndetësisë, pranë Spitalit Rajonal të Durrësit, një projekt për të cilin Kandidati Xhaferaj shprehu mbështetje të plotë.