Besa në Ersekë, Canaj kërkon surprizën ndaj kryesuesve
Agim Canaj do të debutojë në stolin e Gramozit, vetëm pesë pas emërimit, në sfidën ku kolonjarët luajnë sot me Besën. Në ndeshjen e parë të javës së gjashtë të Kategorisë Superiore, debutuesit kërkojnë të përfitojnë nga faktori fushë, dhe pse jo t‘u rrëmbejnë pretendentëve për titull pikë të rëndësishme. Në Ersekë besojnë se mund të qëndrojnë mes më të mirëve dhe për të realizuar këtë objektiv janë të nevojshme të gjitha pikët e mundshme. Afrimi i 47-vjeçarit Canaj shihet si një mënyrë për t‘i transmetuar skuadrës mentalitetin për të mbijetuar, ndërsa fitorja e arritur në fundjavën e kaluar me Flamurtarin shihet si një stimul më shumë. Gjithsesi, handikap mbetet koha e pakët që trajneri ka pasur në dispozicion për të punuar me skuadrën. Nuk përjashtohet që drejtuesi i ri i stolit të mbështetet në ndihmën e ish-trajnerit, Ilir Qirjako, edhe pse ky i fundit është larguar në mënyrë të papritur nga posti që mbante. Deri më tani Gramozi ka regjistruar një fitore, një barazim dhe një humbje në fushën e tij, ndërsa renditet në vendin e tetë me 5 pikë në po kaq ndeshje. Në anën tjetër, kavajasit e kanë të qartë se luajnë përballë një skuadre të vështirë, mbi të gjitha tashmë që aty punon Canaj. Edhe pse në letër janë dukshëm më të fortë, verdhezinjtë e drejtuar nga Shpëtim Duro e kanë të ndaluar që ta nënvlerësojnë kundërshtarin. Sfida me kolonjarët vlen edhe si një reagim për paraqitjen e dobët të fundjavës së kaluar: pavarësisht rasteve të shumta për shënim, Besa fitoi vetëm 1:0 me Skënderbeun. Tri pikët janë vendimtare për të ruajtur ecurinë pozitive dhe për të mos i lejuar Dinamos që të shkëputet.
Java e kampionatit vazhdon të shtunën me tri ndeshje. Tirana pret në fushën e saj Kastriotin, Dinamo udhëton drejt Laçit, ndërsa në Peqin luhet sfida Shkumbini-Teuta. Për bardheblutë, sfida me krutanët shihet si një mënyrë për të dalë nga kriza e rezultateve, ndërsa një humbje tjetër (pas asaj në Fier) mund të sjellë largimin nga detyra të trajnerit Ilija Lonçareviç. Të dielën luhen dy ndeshjet e fundit të këtij turni: Skënderbeu-Apolonia dhe Flamurtari-Vllaznia.
e. kodheli