Marrëveshja UNIQA Group Austria ble shumicën e aksioneve SIGAL-it
Autori i Lajmit: Redaksia
UNIQA Group Austria do të blejë 23% aksione të tjera të Kompanisë më të madhe të sigurimeve, SIGAL UNIQA Group Austria nga aksionerë të tjerë të saj duke rritur në këtë mënyrë prezencën në tregun shqiptar, kosovar dhe maqedonas të sigurimeve në rreth 68.7%. Marrëveshjet me aksionerët e mëparshëm u nënshkruan pak ditë më parë në Tiranë. Aksionet e Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve në SIGAL do të mbeten të pandryshuara ndërkohë që transaksioni pritet të aprovohet nga autoritetet përgjegjëse. Konstantin Klien, CEO i UNIQA Group Austria, u shpreh se: “Ne e bëmë të qartë që në fillim kur nënshkruam marrëveshjen me SIGAL në vitin 2007 se donim të blinim shumicën e aksioneve të kompanisë deri në vitin 2010 dhe i mundësuam vetes opsionet e duhura. Rrjedhimisht, hapi i tanishëm është tërësisht në përputhje me planin dhe është gjithashtu shprehje e besimit në zhvillimet pozitive ekonomike në tregjet e Evropës Jug-Lindore. Me shtrirjen e biznesit edhe në Rusi vetëm pak javë më parë, UNIQA nënvizoi përkushtimin e saj për rritjen e rajoneve të Evropës Lindore dhe Jug-Lindore. Pavarësisht frenimeve dhe problemeve të ekonomive të veçanta, konvergjenca po vazhdon dhe unë pres një rritje të shpejtë të kërkesës në të ardhmen e afërt, veçanërisht për kompanitë e sigurimit që punojnë në mënyrë të qëndrueshme dhe ofrojnë produkte moderne.”
Ky lajm është publikuar: 21/11/2009