E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqet e dështuara Letërporositë mbajnë peng gjyqet

Autori i Lajmit: Redaksia
Vonesat me letërporositë mbajnë peng disa gjyqe në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Ndërkohë që pezullohen afatet nga togat e zeza, Ministria e Drejtësisë nis procedurat për përcjelljen e letërporosive. Procedurat zgjasin deri në tre muaj, duke përfshirë këtu edhe kohën që i duhet palës, që i drejtohet gjykata, për të marrë informacionin. Burime nga prokuroria bëjnë të ditur se është kthyer në problem shqetësues fakti se një pjesë e hetimeve ngecin në fazën e ekzekutimit të letërporosive.

Hetimet

Shumë nga hetimet paraqesin vështirësi për shkak të letërporosive ende të paekzekutuara, bëjnë të ditur burime nga organi i akuzës. Rastet më të shpeshta lidhen me kërkesat drejt Greqisë dhe Italisë, por edhe me Turqinë apo shtete të tjera të Evropës. Kështu, gjyqi ndaj Aldo Bares është në dorë të letërporosisë, e cila pritet të mbërrijë nga Turqia, ku kreu i Bandës së Lushnjës duhet ti pohojë gjykatës se është në dijeni të gjyqit edhe të zgjedhë avokatin që do të mbrojë interesat e tij gjatë procesit.

Ndërkombëtarët

Ekpertët e EURALIUS janë shprehur kundër pjesës më të madhe të projektligjit “Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale”, i njohur ndryshe si ligji i ekstradimeve. Ekspertët kërkuan që të përfshihen në draft vërejtjet e Prokurorisë së Përgjithshme, ku kryeprokurorja Ina Rama pati kërkuar që institucionit të saj ti vihet në dispozicion çdo dosje që ka të bëjë me ekstradimet apo me letërporositë. Kjo ka bërë që Ministria e Drejtësisë të pranojë të ndërhyjë në pjesën më të madhe të projektit fillestar.
Këto ndryshime vijnë në një kohë kur mjaft procese gjyqësore kanë mbetur peng i disa letërporosive apo dhe ekstradimit të personave të akuzuar. Në shumë raste Prokuroria e Përgjithshme nuk ka informacion mbi letërporositë e ndryshme që vijnë nga autoritetet e huaja. Por debati mes organit të akuzës dhe Ministrisë së Drejtësië qëndron në çështjen se cili do të jetë organi kompetent që do të bëjë njoftimin: prokuroria apo gjykata. Në ligj është përcaktuar që këtë ta bëjë gjykata.

Ky lajm është publikuar: 21/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›