Berisha: Kriza ekonomike në Greqi dhe Itali, pa ndikim në Shqipëri. Rritja ekonomike e Shqipërisë, 4-5%

Kryeministri Berisha, intervistë për televizionin prestigjioz amerikan, CNBC
Kryeministri Sali Berisha në një intervistë dhënë për kanalin televiziv amerikan CNBS, ka deklaruar se kriza e borxheve nuk ka pasur një impakt në ekonominë shqiptare. Referuar krizës në Greqinë fqinje, shefi i ekzekutivit ka thënë se në Tiranë po vlerësohet me kujdes zhvillimi i krizës greke. Zoti Berisha tha se kriza greke por edhe situata e vështirë në Itali, nuk ka pasur një ndikim apo të ketë sjellë efekte negative në Shqipëri. “Mund t’ju siguroj që asnjë pasojë negative nuk ka pasur. Bankat greke në Shqipëri janë në formë të mirë. Emigrantët shqiptar në Greqi po kthehen me të holla, ndaj bizneset ne vendin tim po rriten me 40 %. Ne po e shohim me kujdes krizën në Greqi dhe ndikimin që mund të ketë në vend”- u shpreh kryeministri Berisha. Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve mbi efektet që kriza greke mund të ketë mbi sistemin bankar të Shqipërisë për shkak se shumë banka greke operojnë në vend, Berisha sqaroi se bankat greke e vendit fqinj performojnë shumë mirë në tregun shqiptar. Ndërkohë theksoi se bankat që nuk i përkasin shumë Eurozonës nuk do të ndikohen nga kriza. “Mendoj se bankat në Shqipëri mund të përballojnë recensionin e bankave greke, ato po përfomojnë mirë, por asnjë kufizim nuk është vendosur nga bankat nënë. Ndaj jam optimist që bankat, jo vetëm ato që i përkasin Eurozonës, të cilët kanë bërë performancë të mirë në vendin tim, do t’ia dalin kësaj krize në mënyrë pozitive dhe nuk do të jenë të prekshme kaq shumë”- theksoi Berisha. Sipas shefit të qeverisë shqiptare emigrantët e shumtë që po rikthehen në vend nga Greqia apo vendet e tjera kanë ndikon ndikim pozitiv në ekonominë e Shqipërisë. “Kjo forcë punëtore po kthehet, por me ndikim pozitiv. Pasi shumë prej tyre po sjellin investime në vend, disa po sjellin ekspertizën e tyre të mirë. Ekonomia jonë po rritet, papunësia po ulet këto janë të dhënat e fundit dhe ne jemi optimist se do ja dalim”- deklaroi Berisha. Ndërkaq, pyetjes a ja vlen që Greqia të qëndrojë ne Eurozonë, kryeministri shqiptar vlerësoi se ky është një problem më i madh sesa Greqia, pasi vetë Euro po kalon një periudhë të vështirë. Ndërsa siguroi se të gjithë po punojnë për shpëtimin e Euros. “Mendoj se euro është arritja më e madhe e Evropës në histori dhe duhet të mbrohet dhe të gjithë të punojnë për të”- tha më tej në intervistën e tij për kanalin televiziv amerikan CNBC, kryeministri Sali Berisha. CNBC është një ndër kanalet prestigjioze televizive, i specializuar në çështjet e biznesit, financave dhe ekonomisë në SHBA dhe në botë.
...