Olldashi: Do t‘i anuloj lejet e Ramës
Miratimi i rreth 30 lejeve të ndërtimit për pallate shumëkatëshe dhe mosshqyrtimi i planit urbanistik të Tiranës në mbledhjen e djeshme të KRRT-së ka ndezur sërish gjakrat mes bashkisë kryeqytetase dhe Ministrisë së Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit. Madje, drejtuesit e kësaj të fundit kanë paralajmëruar se do të bëjnë nul, pra do të anulojnë çdo vendim të djeshëm për leje ndërtimi të dhënë nga kjo mbledhje, sipas tyre, me vota të blera.
"Në një akt të paprecedent, kryetari i Partisë së Bashkisë mblodhi Këshillin e Rregullimit të Territorit të Tiranës dhe aprovoi në rreth 2 orë, 30 leje ndërtimi për godina shumëkatëshe, duke vërtetuar katërcipërisht faktin që në themel të mosmiratimit të planit rregullues të kryeqytetit qëndron vendosmëria e Ramës për të keqpërdorur pushtetin e tij për leje ndërtimi klienteliste dhe për të financuar me këto leje ambiciet e tij elektorale", thuhet në deklaratën zyrtare të Ministrisë së Punëve Publike e drejtuar nga Sokol Olldashi, rivali i vjetër i Edi Ramës.
Në këtë deklaratë theksohet se "prej muajsh me radhë, ne po kërkojmë që plani urbanistik i Tiranës të ndjekë procedurat e miratimit, në mënyrë që kryeqyteti të mos zhvillohet sipas trilleve elektorale dhe nevojave për para të Edi Ramës". Ndërsa vijohet më tej që "MPPTT-ja deklaron se do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore për të frenuar keqpërdorimin politik të bashkisë, sipas parimit një pallat, një votë. Ne do të përdorim çdo mekanizëm administrativ dhe ligjor dhe do të bëjmë nul të gjitha vendimet e dala nga pazari i sotëm (i djeshëm) në KRRT-në e Bashkisë së Tiranës. Gjithashtu, shefi i kësaj ministrie, Olldashi, në këtë qëndrim zyrtar ka ritheksuar se "asnjë vendim nuk do të mund të merret me votat e blera të KRRT-së së bashkisë, për sa kohë plani i përgjithshëm rregullues nuk dorëzohet dhe nuk futet për procedurat e shqyrtimit e të miratimit".
Nga ana tjetër, drejtuesit e Bashkisë së Tiranës kanë njoftuar se në mbledhjen e radhës së KRRT-së u miratuan 46 kërkesa, nga të cilat 20 ishin projekte publike, ndërkohë pjesa tjetër, pra 27, ishte miratim i kërkesave për leje ndërtimi dhe leje sheshi nga investitorët privatë.
Disa nga projektet publike të miratuara janë: rikonstruksioni dhe ndërtim i ri i ambienteve ndihmëse të shkollës "Petro Nini Luarasi; sistemim - asfaltim rrugësh në njësitë bashkiake, sistemim trotuaresh në rrugën "Ali Demi"; rikonstruksioni i rrugës "Hamdi Pepa"; sistemim - asfaltim i rrugës "3 Vëllezërit Kondi" (faza e dytë); rikonstruksion i rrjetit të KUZ në rrugën "3 Vëllezërit Kondi"; ndërtimi i kanalit të Shkozës; projekti për rikonstruksionin e Bllokut 56; ndërtimi i kanalit në rrugën "Hazbi Serrani"; rikonstruksion i rrugës "Ibrahim Rugova"; rikonstruksioni i rrugës "3 Dëshmorët"; rikonstruksioni i rrugës "Besim Imami"; sistemim - asfaltim i rrugës "Fuat Toptani"; sistemim - asfaltim i rrugës "Ram Sadria"; rikonstruksioni i trotuareve të rrugës "Ali Kelmendi"; rikonstruksioni i rrugës "Bedri Cullhaj" dhe rikonstruksion të rrugëve "Llazi Miho" (segmenti 01 dhe 02); shtresa rrugore dhe sistemim të ujërave të shiut në degëzimin e fundit të rrugës "5 Maji"; rehabilitim i rrugës Spitali Ushtarak - Hekurudhë; rehabilitim i rrugës "Don Bosko" - Hekurudhë; rehabilitim i rrugës së Paskuqanit.
Disa nga projektet publike të miratuara dje nga KRRT janë:
Rikonstruksion dhe ndërtim i ri (ambiente ndihmëse) të shkollës "Petro Nini Luarasi"
Sistemim - asfaltim rrugësh në njësitë bashkiake
Sistemim trotuaresh në rrugën "Ali Demi"
Rikonstruksioni i rrugës "Hamdi Pepa"
Sistemim - asfaltim i rrugës "3 Vëllezërit Kondi" (faza e dytë)
Rikonstruksion i rrjetit të KUZ në rrugën "3 Vëllezërit Kondi"
Ndërtimi i kanalit të Shkozës
Projekti për rikonstruksionin e Bllokut 56
Ndërtimi i kanalit në rrugën "Hazbi Serrani"
Rikonstruksion i rrugës "Ibrahim Rugova"
Rikonstruksioni i rrugës "3 Dëshmorët"
Rikonstruksioni i rrugës "Besim Imami"
Sistemim - asfaltim i rrugës "Fuat Toptani"
Sistemim - asfaltim i rrugës "Ram Sadria"
Rikonstruksioni i trotuareve të rrugës "Ali Kelmendi"
Rikonstruksioni i rrugës "Bedri Cullhaj" dhe rikonstruksion të rrugëve "Llazi Miho" (segmenti 01 dhe 02)
Shtresa rrugore dhe sistemim të ujërave të shiut në degëzimin e fundit të rrugës "5 Maji"
Rehabilitim i rrugës Spitali Ushtarak - Hekurudhë
Rehabilitim i rrugës "Don Bosko" - Hekurudhë
Rehabilitim i rrugës së Paskuqanit