Çfarë është mosbindja civile
Termi
Mosbindja civile si formë e reagimit paqësor ka hyrë në Shqipëri vetëm me daljen e PS-së në opozitë pas vitit 2005. Si e ndryshme nga kuptimi i protestës së thjeshtë, ky akt politik konsiston në refuzimin aktiv të bindjes ndaj disa ligjeve, kërkesave apo vendimeve të një qeverie. Forma e shprehjes së saj është paqësore dhe përjashton aktet e dhunës. Mosbindja civile njihet si një nga format parësore të rezistencës paqësore, e cila në disa raste përkufizohet edhe si keqardhje apo mëshirë në formën e një disaprovimi të qetë.
#