Çfarë fsheh autoportreti i Buzës?
Autoportreti i Abdurrahim Buzës është një nga veprat e çmuara në artet tona pamore. Siç ndodh me veprat e mëdha, koha dhe zhvillimet e koncepteve filozofike apo tendencave artistike nuk arrijnë t’i prekin, pasi ato gëzojnë pakohësinë. Autoportreti (1934) i A. Buzës ndodhet në GKA dhe është punuar në moshën 29-vjeçare
Autoportreti i Abdurrahim Buzës është një nga veprat e çmuara në artet tona pamore. Siç ndodh me veprat e mëdha, koha dhe zhvillimet e koncepteve filozofike apo tendencave artistike nuk arrijnë t’i prekin, pasi ato gëzojnë pakohësinë. Veprat e mira duket sikur i kanë të gjitha tendencat brenda, por jo të ekzagjeruara. Ato flasin gati për të gjitha nivelet e shikuesve, duke iu përgjigjur dhe formimit në rritje të spektatorit. Autoportreti (1934) i A. Buzës ndodhet në GKA dhe është punuar në moshën 29-vjeçare. Megjithëse në hapat e parë të artit shikojmë një artist të formuar, ose me drejt shumë të talentuar. Në të gjithë përbërësit artistikë të veprës si kompozicioni, vizatimi, penelata, ngjyrat që ka përdorur, psikologjia e deri tek materialiteti, aq sa e pranon stili i tij, i përballon më së miri.
Pse duhet parë kjo vepër?
Argëtimet me muzikën, pikturën apo baletin i përkasin sferës së lartë intelektuale, bile me tradita, pasi gjuha e tyre është e ndryshme nga letërsia dhe është e vështirë që të mësohesh me to në moshë të madhe. Në këto arte njeriu provon të tjera ndjesi, të cilat nuk shpjegohen me fjalë. Këto zgjerojnë një fushë të intelektit dhe të ndjesive, që pasi t’i njohësh, ndien pendim, që nuk i ke kushtuar vëmendje më parë. Përderisa ka artistë që shprehen në këto fusha artistike, natyra me sa duket krijon dhe shijuesit e tyre. Ka shumë intelektualë që duan të maten me “vështirësi” të formimit, qoftë dhe në argëtim dhe arrijnë t’ia dalin mbanë. Në një krijim të artit pamor, shikuesi është para një vepre unikale, që nuk gjendet në asnjë vend. Shikon direkt gati si para një qenie të gjallë të gjitha cilësitë artistike që ka vepra. Shikuesi është drejtpërdrejtë me autorin. Siç e keni parë, radhët e gjata që formojnë të ardhur nga Amerika, Australia, Japonia etj., para Luvrit apo “National Gallery” të Londrës etj., tregon se sa rëndësi ka takimi me veprën origjinale. Edukimit vizual në perëndim i është kushtuar një rëndësi e veçantë.
Fillohet në moshë të vogël. Po kështu dhe në çmimet e tregut veprat e artit pamor kanë vlera të larta në raport me artet e tjera. Mund të përmendim shitjen para pak kohësh prej 32 milionë eurosh tek “Kristi” të veprës së Lysien Frojdit, “Menaxherja duke fjetur”.
Piktura në krahasim me artet e tjera shikohet “menjëherë”. Kjo “siguri” që i krijohet shikuesit është si të lexosh parathënien e romanit dhe jo romanin. Megjithatë, në këtë shikim të menjëhershëm gjëja më e paarsyeshme e veprës, që në dukjen e parë nuk shkon, është ajo që të bën të ndalosh. Ky “absurditet” kthehet dhe bëhet magjia e saj. Në rastin e autoportretit të A. Buzës në takimin e parë të bën përshtypje ngjyra e verdhë e fuqishme e fytyrës. Është një ngjyrë jashtë rregullit, që ende edhe sot tingëllon po aq goditëse dhe “e paarsyeshme” për një shikues të zakonshëm me gjithë kalimin e viteve. Për një artist të madh si ai, tingulli pastër i ngjyrës nuk ka asnjë arsye të deformohet ose të shuhet vetëm se i përket pjesë së fytyrës. Për të, zgjedhja e tingullit do të bëhej vetëm në pjesën spektrale, aty ku syri ka tërheqjen më të madhe. Kjo është zgjedhje ndjesore. Kjo zotësi e Buzës e bën atë të veçantë në artin tonë. Me kujdes ky realizon të gjitha detajet e portretit, pa humbur asnjë tingull. Nga kjo ndjeshmëri, e verdha e fytyrës fiton jetë dhe bëhet një gjë shumë e këndshme për ta parë. Sfondi jeshile smeraldi (apo gurkali) formon me portretin një dyngjyrësh tërheqës. Nga ana tjetër vë në diskutim kuptimin klasik të sfondit (një gjë shoqëruese pa shumë personalitet e që ndihmon figurën ose subjektin kryesor vizual). Duke i dhënë fuqi këtij, shikimi i spektatorit do të kapte vetëm këto dy ngjyra. Rreziku ishte i dukshëm. Për një artist tjetër, kjo do të ishte rruga drejt një vrazhdësie koloristike, ku për të përballuar fuqinë e sfondit do të kishte thirrur në ndihmë ngjyrën e tretë, të kuqen. Ky do të ishte fundi i harmonisë. Argëtimi do të ishte në dorë të brutalitetit. Ky çekuilibrim do të detyronte shikuesin t’i largohej sa më shpejt. Mbase pa e kuptuar se nga i vinte e keqja, por e verdha do t’i dukesh e neveritshme për një fytyrë. Ndërsa sfondi do të humbte delikatesën dhe do të kthehej në bojë. Një ushtrim i tillë ku të pajtojë dy ngjyra aq të largëta, njëra në portret dhe tjetra në sfond pa i humbur muzikalitetin, vetëm Buza mund ta përballonte.
Po të ndjekim linjën e miqësimit apo harmonizimit të këtyre dy ngjyrave me njëra-tjetrën, do të shohim një zgjidhje të përsosur falë syrit të pagabueshëm që ka.
Buza realizoi detajet e portretit duke përdorur gjithë mundësitë e nuancave që dalin nga bashkimi i së verdhës me ngjyrat e tjera. Jeshilja fillon të hyjë në portret tek mjekra, duke imituar të ftohtën që ju krijohet burrave, pasi janë rruar në mëngjes. Lidhja më e fuqishme bëhet tek flokët, ku jeshilja e ngrohtë sikur del nga sfondi dhe me butësi hyn tek flokët. Penelatat në këtë zonë ndjekin ritmin e lëvizjes së flokëve. Me siguri dhe freski ai ekzekuton me prekjen e parë. Ritmi i tyre duhet ndjekur në origjinal, sepse është e pamundur t’i shijosh në riprodhime. Aty ka zgjuarsi, improvizim dhe veçanërisht ngjyra me tingull. Mendoj se këto janë disa arsye përse duhet parë kjo vepër.
Zgjidhja
Është krijuar një keqkuptim se suksesi i ngjyrave ka qenë i lidhur me shkollën e Bauhausit në Weimar. Johannes Itten, profesori që bëri një libër mbi ngjyrën, duhej të ishte koloristi më i mirë, por në fakt veprat e tij nuk janë nga me të shquarat.
Ka diçka më të veçantë se arsyetimi dhe kjo është e dhëna natyrale. Po t’i referohemi historisë së artit, mjeshtra të ngjyrës janë mjaft dhe në shumë periudha të ndryshme si primitivistët italianë, Anxheliko, Çimabue, Ticiani në veprat e fundit, El Greko, Delakrua, gjithë impresionistët dhe post-impresionistët, modernët dhe postmodernët etj. Po kështu kemi mrekullitë e artit egjiptian e deri tek ato të fiseve të egra. Këto nuk patën mundësi të lexojnë traktatin e Sëras apo Itten-it dhe arritën të bëjnë vepra të mrekullueshme. Ndjen magjinë që ka ajo kur përdoret nga ato që kanë të dhëna natyrale. Ajo ka fuqinë e dritës, gëzimit apo anën e kundërt, nurin e veçantë dhe elegancën e heshtur që kanë ngjyrat në akordet dramatiko-tragjike. Për këtë kujtojmë veprat e El Grekos apo ato të fundit të Rotkos. Mbi të gjitha ngjyra të jep veçanti. Ajo të bën të dallueshme. Kemi të bëjmë me kombinime ngjyrash që burojnë nga brenda ndjesisë dhe formimit të autorit. Format e tjera të shprehjeve vizuale e kanë më të mangët këtë cilësi.
Mendoj se të shikosh këtë vepër, të është dhënë mundësia të shijosh gëzimin e tingullit të pastër të verdhës së ngrohtë dhe ky mjeshtër arrin ta përkthejë në ngjyrë portreti. Po sjell shënimet e një shikuesi të huaj. “Nuk më intereson se çfarë pikturon Van Gogu, por më intereson ritmi i penelatave të tij”. Ky lloj shikuesi kaq i formuar duhet shumë kohë të vijë në vendin tonë.
Analizë
Sfondi është i fuqishëm, por ka gati një shtrirje unike, pa futje të nuancave të tjera. Kjo është zgjidhja e mprehët që Buza ka gjetur, duke mos e quajtur sfond, por një kalim. Penelatat e vogla shkrihen me njëra-tjetrën dhe janë ekzekutuar me një frymë. Jeshilja pastaj kalon te flokët dhe në pjesë të ndryshme të fytyrës.
Në saj të intuitës së tij, ai realizoi lidhjen e këtij sfondi me figurën, pa e dëmtuar atë. Bile Buza me papriturat e tij koloristike bëri dhe një veprim që nuk bie shumë në sy, por që ka rëndësi, sepse ul rëndësinë e sfondin, si e ftohta kryesore. Ai tek jaka e xhaketës rendit një grup penelatash të ngjyrës ultramarinë (blu deti). Kjo është e ftohta më e pastër. Pushteti i sfondit ulet.
Bashkëkohësi
Para disa kohësh patëm mundësi të ndjekim ekspozitën e shkollës romane midis dy luftërave botërore. Kjo kohë është pothuaj paralel me kohën që krijoi Buza. Me këtë rast ne pamë veprën “Isabella” 1928 të artistit Cipriano Efisio Oppo, që ka të njëjtën nisje koloristike si Buza, por rezultati është më i dobët. Duke pasur ndjeshmërinë më të ulët, nuk ka arritur të akordojë mirë ato dhe pasoja është e dukshme, fytyra e saj ka filluar të skuqet. Ngjyra ka humbur busullën dhe janë ngatërruar tingujt. Në këtë pikë Buza është absolut, syri nuk i gabon kurrë.
Kjo e dhënë e tij është një krenari për artin tonë.
Arsyet
Për të filluar një autoportret ka disa arsye: a) për të shprehur një gjendje të tij e lidhur me kohën, si një pasqyrë saj;
b) një kujtim nga një moshë e caktuar;
c) duke i shërbyer si model vetes. Kujtojmë disa shembuj nga historia e artit. Shikojmë autoportretin e Rembrandit me Saskian, ndjemë kënaqësinë dhe gëzimin e triumfit të lavdisë, pasi ai kishte arritur sukses. Ndërsa tjetër pamje ka autoportreti i Baltus (1943), i cili na shfaq një të ri me ambicie të madhe që kërkon në mes të triumfit zyrtar të abstraksionizmit, surealizmit etj., të bënte një art realist, aspak në modë, duke u ballafaquar me rrezikun e heshtjes. Diego Rivera shikon me guxim dhe besim në zotërimin e ideve të tij në botë. Van Gogu në shumë pamje të ndryshme regjistron në mënyrë emocionale gjithë gjendjet që ka kaluar, deri tek ai me vesh të prerë, ku i kërkon të falur Gogenit. Ndërsa autoportreti i artistit zviceran, Urs Luthi (1976, foto mbi kanvace), i cili thotë se e rëndësishme në krijimtarinë time është të tregojë shumë fytyrat që ka një njeri. Me interesojnë këto vogëlsira, thotë autori, që e detyrojnë t’i ketë në raport me të tjerët. Marrëdhëniet e tij me kohën nuk janë aspak miqësore.
Autoportreti i Abdurrahim Buzës na tregon një të djalë të ri me vështrim të butë. Është një shikim që ruan ende freskinë e lëvizjes së kokës së kthyer. Një pamje hetuese ndihet në sy. Pak vite ka nga mbarimi i studimeve të larta. Viti 1934. Tirana kishte 14 vite që qe formuar si kryeqytet. Çfarë mund t’i afronte këtij të riu të talentuar. As që mund të bëhej fjalë për nivel kulturor si të Milanos, Firences apo Torinos, prej nga vinte. Realiteti artistik ishte fillestar. Ky realitet aspak vlerësues nuk mund të ishte një gjë, që të mos merrej në konsideratë. Ai ishte shoqërues i përditshme. Mjedisi nuk ishte në raporte të drejtë me cilësitë e tij artistike.
Vula e realitetit shtrihej në të gjithë angazhimin që duhet të bënte për të ecur artistikisht. Ky realitet do të ishte pjesë e shikimit të tij në pasqyrë. Në këtë vepër kishte arritur një ushtrim profesional të një vështirësie të lartë, i cili do çmohej në rrethet artistike të vendit, ku studionte, por jo në Tiranë. Kush do ta kuptonte, shijonte apo ta përgëzonte. Këtu nuk është fjala se nuk ishte dakord mjedisi artistik me këtë lloj mënyrë shprehjeje artistike, por drama ishte se nuk ndjente gjë askush. Komentet mund të kenë qenë më primitive: e ku ka fytyrë të verdhë, ose ku ka kaq shumë ngjyra njeriu, apo po e bërë pikturë fytyrën e njeriut, duhet t’i japësh frymë etj.
Vështrimi i tij ka një pamje të butë, të thellë, me poezi dhe boshllëk. Poezia ka të bëjë me tipin e tij, për të parë anë të hijshme të jetës. Ndërsa boshllëku i fshehur ishte se nuk ia shijonte kush këto arritje. Shikimi i tij nuk mund të kishte sigurinë dhe gëzimin që të sjellë suksesi.
Ngjashmëri
Koha që jetojmë ka shumë cilësi të asaj periudhë kur jetoi Buza në kohën e autoportretit. Në asnjë aktivitet artistik nuk të shikon syri asnjë ministër Kulturë të asnjë periudhë qeverisjeje. Nuk është fjala se shkon në opera dhe nuk vjen në ekspozitë të arteve si shikues i natyrshëm i artit. Qoftë dhe për të zgjeruar dhe plotësuar dijet e tij me pafundësitë e shprehjeve artistike, gjë shumë e domosdoshme për të. Ato nuk i gjen në asnjë veprimtari artistike. Pranonte ta drejtonte këtë sektor delikat çdo drejtues, që vinte nga fusha të tjera mjafton të merrte postin për të fituar të mirat. Bile dhe i vetmi ministër, Edvin Rama, që bëri sakrificë dhe erdhi nga mërgimi për të përparuar kulturën, më vonë ia pa hairin të mos merresh me këtë punë të ngatërruar dhe duke parë që rezultatet i jep shumë vonë. Tani pasi ka parë të mirat e pushtetit, ia ka varë teneqen asaj që ka quajtur ëndërr, dhe merret me edukim teatral të popullsisë, duke iu përsëritur thënien e vitit ‘300 para erës së re, se kur të vijmë në pushtet do të burojnë të mirat. Shumë prej tyre i shikon në tavolina të bollshme dhe në vende dëfrimi që të bëjnë “optimist” për të ardhmen e kulturës.
Ka panjohësi profesionale dhe dembelizëm në sektorët drejtues dhe për pasojë nuk festohet 100-vjetori i Buzës, nuk vlerësohet për veprat e ndjera piktori Artistotel Papa. Po kështu nuk është organizuar asnjë veprimtari për Danish Jukniun. Nuk ka asnjë shenjë për evidentimin e arritjeve të Paços dhe shumë e shumë të tjera. Po të punonte një autoportret një artist i ri në moshën e Buzës mendoj se, shikimi do të ishte më bosh dhe dramatik.