Kredia, bankat, konservatore ndaj kërkesës në rritje të biznesit
Bankat shtrëngojnë procedurat për kreditë afatgjata
Në 6-mujorin e dytë 2007 forcohen politikat e kredidhënies
Biznesi vazhdon të rrisë kërkesën për kredi, por nuk është pritur krejt mirë nga bankat e nivelit të dytë për gjatë 6-mujorit të dytë të vitit 2007. Kredia me probleme në rritje ka bërë që bankat e nivelit të dytë të jenë më të kujdesshme për kredidhënien, sidomos për ato afatgjata. Kjo ka bërë që bankat të rrisin kërkesat që duhet të plotësojë biznesi për të marrë kredi. Bankat që operojnë në tregun shqiptar kanë shtrënguar ndjeshëm procedurat dhe politikat e kredidhënies për bizneset dhe për financimin e konsumit të individëve. Banka e Shqipërisë, në raportin e publikuar të hënën, pas përfundimit të një vrojtimi që kreu për aktivitetin kreditues të bankave të nivelit të dytë në gjashtëmujorin e dytë 2007, bëri të ditur se bankat në kredinë për bizneset janë treguar konservatore gjatë procesit të miratimit të kredive. Kjo, veçanërisht për bizneset e mëdha dhe për kreditë me afat të gjatë maturimi, në formën e kredive për investime. Në lidhje me llojin e kredimarrësit, raporton Banka Qendrore, standardet e kredive për korporatat janë shtrënguar, ndërsa për bizneset e vogla dhe të mesme (SME) kanë pasur një prirje modeste lehtësuese. Procedurat për njërën ose të dyja grupet, janë shtrënguar nga 4 prej bankave, që zënë 53% të tregut, kundrejt 32% të tregut që zënë bankat, të cilat kanë ndjekur politika lehtësuese. Në lidhje me mënyrën e përdorimit të kredisë, bankat janë treguar më konservatore si në dhënien e kredive për investime afatgjata, ashtu dhe për nevoja të kapitalit qarkullues të korporatave. Sipas BSH-së, kjo politikë konservatore e ndjekur nga bankat është nxitur nga shqetësimi mbi problemet specifike të sektorit ku ndërmarrjet operojnë, rritja e treguesve të kredive me probleme dhe paqartësitë për zhvillimet aktuale dhe të pritshme makroekonomike. Por nga ana tjetër dhe ndikimi i politikës monetare ka qenë i moderuar dhe, siç pritet, ka ndikuar në shtrëngimin e procedurave. Ndërkohë që mirëkapitalizimi i sistemit dhe konkurrenca e lartë kanë ndikuar në zbutjen dhe përqasjen shtrënguese të ndjekur nga bankat.
Vrojtimi, bankat më të kujdesshme për zbatimin e procedurave
Rezultatet e agreguara të vrojtimit mbi opinionet e bankave të nivelit të dytë, për aktivitetin kreditues për pjesën e dytë të vitit 2007, tregojnë se ato kanë qenë të
kujdesshme gjatë hartimit dhe zbatimit të procedurave dhe të politikave për të shmangur luhatshmërinë e zgjedhjes nga gjashtëmujori në gjashtëmujor, kampioni zgjidhet bazuar në peshën e secilës bankë në tregun e kredisë gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit. Në përgjithësi, një bankë do të përfshihet në kampion nëse pjesa e saj e tregut është më e madhe se 3% përgjatë një viti. Pasi është e përfshirë, një bankë do të qëndrojë në kampionin e vrojtuar derisa pjesa e tregut t’i bjerë poshtë 2%. Rezultatet agregohen në formën e balancave neto. Balanca neto llogaritet duke peshuar përgjigjet e bankave që i janë përgjigjur pyetjes. Peshat e përdorura llogariten në bazë të pjesës që secila bankë ka në tregun e kredidhënies. Bankat raportojnë se gjatë pjesës së dytë të vitit, janë shtrënguar ndjeshëm procedurat dhe politikat e kredidhënies për bizneset dhe për financimin e konsumit të individëve. Për pjesën e parë të vitit 2008, huadhënësit nuk presin të ndërmarrin ndryshime të rëndësishme në politikat aktuale. Politikat dhe procedurat për akordimin e kredive të reja do të vazhdojnë të jenë të shtrënguara, veçanërisht për kredinë dhënë bizneseve për kapital qarkullues dhe në grupin për kreditë konsumatore.
Kredia për bizneset, bankat tregohen konservatore
Bankat raportojnë se janë treguar më konservatore në pjesën e dytë të vitit 2007, gjatë procesit të miratimit të kredive të reja për bizneset. Kjo, veçanërisht për
bizneset e mëdha dhe për kreditë me afat të gjatë maturimi, në formën e kredive për investime. Në lidhje me llojin e kredimarrësit, standardet e kredive për korporatat janë shtrënguar, ndërsa për bizneset e vogla dhe të mesme (SME) kanë pasur një prirje modeste lehtësuese. Procedurat për njërën ose të dyja grupet, janë shtrënguar nga 4 prej bankave, që zënë 53% të tregut, kundrejt 32% të tregut që zënë bankat, të cilat kanë ndjekur politika lehtësuese. Në lidhje me mënyrën e përdorimit të kredisë, bankat janë treguar më konservatore si në dhënien e kredive për investime afatgjata, ashtu dhe për nevoja të kapitalit qarkullues të korporatave. Sipas raporti të BSH-së, politika më konservatore e ndjekur nga bankat është nxitur nga shqetësimi mbi problemet specifike të sektorit ku ndërmarrjet operojnë, rritja e treguesve të kredive me probleme dhe paqartësitë për zhvillimet aktuale dhe të pritshme makroekonomike. Ndikimi i politikës monetare ka qenë i moderuar dhe, siç pritet, ka ndikuar në shtrëngimin e procedurave. Ndërkohë që mirëkapitalizimi i sistemit dhe konkurrenca e lartë kanë ndikuar në zbutjen dhe përqasjen shtrënguese të ndjekur nga bankat. Bankat kanë raportuar për kërkesë të fortë dhe në rritje gjatë gjashtëmujorit të dytë krahasuar me periudhën paraardhëse, si nga korporatat e mëdha, ashtu dhe ndërmarrjet e vogla e të mesme (SME). Rreth 90 për qind e bankave janë
përgjigjur se kërkesa për kredi, si nga ndërmarrjet e vogla, ashtu dhe ato të mëdha, është dukshëm më e lartë. Përbërja e kërkesës, sipas nevojave të përdorimit të kredisë, nuk paraqitet e njëtrajtshme, 89 për qind e përgjigjeve vjen si nevojë e financimit të investimeve, ndërsa 66 për qind për financimin e kapitalit qarkullues.
Në 2008, më shumë lehtësi bizneseve për kredi
Ndërsa gjatë 6-mujorit të dytë 2007, bankat kanë qenë konservatore në dhënien e kredisë nga biznesit, për vitin në vazhdim priten kushte më lehtësuese në kredidhënie. Bankat raportojnë se gjatë pjesës së parë të vitit 2008 do të vazhdojnë të ruajnë tendencat e politikës të ndjekur gjatë vitit 2007. Përqasja ndaj bizneseve do të ketë tendenca disi më lehtësuese. Në veçanti për korporatat, edhe pse politika do vazhdojë të jetë shtrënguese, pritet të jetë më e zbutur. Ndërkohë, për kreditë për kapital qarkullues dhe për investime, procedurat do të vazhdojnë të shtrëngohen më tej. Për pjesën e parë të vitit 2008, bankat raportojnë se nuk presin të ketë ndryshime të rëndësishme nga prirja aktuale në kreditë për individë. Procedurat dhe politikat për miratimin e kredive të reja për blerjen e banesave, do të vazhdojnë prirjen lehtësuese, ndërsa procedurat për kreditë konsumatore do të shtrëngohen më tej. Gjithashtu, kërkesa pritet të jetë e lartë, ndonëse jo në të njëjtat nivele me ato të fundit të vitit 2007.