Shkollat 9-vjeçare, 50 % e mësuesve pa arsimin përkatës
Autori i Lajmit: red.
Rreth 48 për qind e mësuesve të arsimit 9-vjeçar në rrethin e Kukësit janë pa arsimin përkatës. Shkaqet e kësaj dukurie janë pagat e ulëta në sistemin e arsimit, gjë që kanë sjellë rënien e interesit për të punuar në këtë sektor, ndonëse nga ky rreth përfundojnë çdo vit studimet e larta për mësuesi 18-25 studentë, pjesa më e madhe e të cilëve punësohen në sektorë të tjerë. Sipas burimeve nga zyra e statistikës në Drejtorinë Rajonale të Arsimit në këtë rreth ky fenomen jo vetëm që nuk po zvogëlohet, por po përhapet në masë. “Më shqetësues ky fenomen është në shkollat e zonave rurale, ku përgjithësisht kolektivat pedagogjike përbëhen nga mësues pa arsimin përkatës. Kështu, aktualisht 48 për qind e mësuesve që japin mësim në arsimin 9-vjeçar janë pa arsimin përkatës",- tha përgjegjësi i zyrës së statistikës në Drejtorinë Rajonale të Arsimit, Ylli Metalia. Sidomos futja e internetit në arsimin 9-vjeçar në rrethin e Kukësit ka evidentuar mangësinë e mësuesve specialistë. Mungesa e mësuesve specialistë ka bërë që në rrethin e Kukësit mësimi i gjuhës së huaj të zhvillohet vetëm në 17 shkolla të arsimit 9-vjeçar, nga 55 shkolla që funksionojnë në rreth. Krahas gjuhës së huaj dhe informatikës, mangësi të theksuara vërehen edhe për lëndët matematikë, fizikë dhe biokimi. Nisur nga kjo situatë, Drejtoria Rajonale e Arsimit në rreth po punon për një fushatë të gjerë sensibilizimi me qëllim afrimin e kuadrit të lartë drejt mësimdhënies. Në 55 shkollat e arsimit 9-vjeçar të rrethit të Kukësit numri i nxënësve është 10150, ndërsa numri i mësuesve 613.
Ky lajm është publikuar: 28/05/2008