Qeveria, 470 milionë lekë shtesë për Gërdecin
Autori i Lajmit: red.
Ministria e Financave, do të miratojë një kompensim të dytë për bizneset dhe banesat e dëmtuara në Gërdec, pas shpërthimit që ndodhi më 15 mars të këtij viti, në një depo çmontimi në këtë zonë. Zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu, në fjalën e mbajtur të martën në Tiranë, në takimin mbi "Prioritetet për rindërtimin e Gërdecit", me përfaqësues të qeverisë shqiptare dhe donatorë të ndryshëm që operojnë në vendin tonë, organizuar nga Ministria e Brendshme, tha se ekspertët financiarë po punojnë për rivlerësimin e dëmeve për familjet që kanë pasur pretendime në kompensimin që i është përcaktuar për vlerën e dëmit të shtëpive, si dhe për dëmet që ka pësuar biznesi në këtë zonë. Ai tha se në këtë fazë të dytë janë bërë llogaritë paraprake të këtij rivlerësimi për bizneset dhe banesat, që deri tani është 468 982 000 lekë, faturë që do të financohet nga fondet e papërdorura të llogarisë së Qeverisë, për tragjedinë e Gërdecit, por dhe nga burime të tjera financiare, nëse do të jetë e nevojshme. Sipas tij, përveç kostos direkte për të dëmtuarit e Gërdecit, ka dhe shumë kosto të tjera të identifikuara nga ministritë e linjës, të cilat kërkojnë financime të konsiderueshme. Ministria e Financave informon gjithashtu se në përputhje me VKM Nr. 343 datë 27.03.2008, janë likujduar nga Banka e Shqipërisë 2762 persona nga 3825 që janë identifikuar, sipas listës me të dëmtuarit nga aksidenti teknologjik i Gërdecit. Në llogari të përfituesve kanë kaluar tashmë 1.355.098 mijë lekë. Ndërkohë nga donatorët janë grumbulluar në Bankën e Shqipërisë 466.982 mijë lekë.
Ky lajm është publikuar: 28/05/2008