Çfarë na duhen limonada të thartuara sa frëngu pulën... !?
Sapo lexova tek gazeta " Express" e djeshme se për një program, Radiotelevizioni i Kosoves paguan një shoumen nga Tirana sa frengu pulen. Sa paguhet? Më shume se Presidenti, Kryeministri dhe Kryeparlamentari i Republikës së Kosovës të marre së bashku, rreth 8 mijë euro në muaj.
Meqe behet fjale për një televizion publik, do t’i sugjeroja Qeverise dhe Kuvendit të Kosoves të hapin një hetim. Synimi nuk është për të linçuar as artin e as kulturen shqiptare, por për të parandaluar abuzime të tilla të mirefillta me programe (nuk e kam vetëm me rastin konkret, por edhe me raste të ngjashme me artistë të tjere nga Kosova e Shqiperia...).
Ka fushe të hapur hetimi edhe për tatimet e të dy shteteve, Shqipërisë dhe Kosovës, se a deklarohen dhe a paguhen taksat, tatimet, detyrimet për shuma kaq të medha, sipas ligjit, nga artistet shqiptarë?
Sot lexova në shtypin amerikan se një aktori dhe regjisori të shquar amerikan, fitues i Çmimit Oskar, iu kerkua t’i paguaje IRS, departamentit të Taksa- Tatimeve të SHBA-se mbi 800 000 dollare për të fitime të fshehura, të padeklaruara për vitin 2007.
Ligji është ligj për të gjithe si në SHBA, si në Shqipëri, aq me teper në shtetin me të ri demokratik e të pavarur të Kosoves me halle të medha ekonomike!