E Diel, 1 Nëntor 2026

Çfarë ndodhi pas vrasjes së Azem Hajdarit, kronologjia e ngjarjeve që tronditën vendin

Si u ekzekutua Azem Hajdari

THE SITUATION IN TIRANADeputeti i Partisë Demokratike, Azem Hajdari u ekzekutua mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, pak metra larg selisë së PD-së në kryeqytet. Nga breshëritë e plumbave gjeti vdekjen dhe truproja i tij Besim Cera, nga Dibra. Për vrasjen e deputetit Hajdari u akuzuan Jaho Mulosmani si dhe tre vëllezërit, Izet, Ismet dhe Isamedin Haxhia, njerëz që qëndronin shumë pranë kryeministrit Berisha dhe mbanin poste të rëndësishme. Ish-truproja i kryeministrit Sali Berisha, Izet Haxhia, sipas akuzës, telefonoi Hajdarin dhe e nxori nga zyra e tij, ku dhjetë minuta më pas e ekzekutuan në pritë. Në një proces gjyqësor maratonë u cilësuan fajtorë Mulosmani, i cili u dënua përjetë, si dhe dy vëllezërit Izet e Ismet Haxhia që u dënuan përkatësisht me 25 dhe 20 vjet heqje lirie. I treti i vëllezërve Haxhia, Isamedini u dënua vetëm për armëmbajtje pa leje. Edhe pse dosja u mbyll me ndëshkimin e tre personave, asnjëherë nuk u tha motivi se përse u ekzekutua Azem Hajdari. Ndërkaq, u vërtetua se mbi deputetin kishte qëlluar me dorën e tij Fatmir Haklaj, i cili u vra më pas gjatë një atentati të mirëorganizuar. I vetmi që u shpall i pafajshëm ishte Fatmir Meta. Ai u lirua nga salla e gjyqit. Të dënuarit pretendojnë se janë të pafajshëm për vrasjen e cilësuar si krimi i shekullit, ndaj janë ankuar në Gjykatën e Strasburgut.

KRONOLOGJI/VRASJA E DEPUTETIT TE PD-së AZEM HAJDARI

E diel 13 shtator 1998

Ora 00.30. Partia Demokratike jep konferencë shtypi. Berisha deklaron: “Azemin e vrau Nano dhe Sllobodani. Në atentatin e parë më kishte thënë: jam i lumtur që vdes për ty. E kishte fjalën për demokracinë”.

Ora 08.30. Ministria e Rendit vë në dispozicion të informacioneve të ngjarjes shumën 50-100 mijë USD.

Ora 10.00. Partia Demokratike jep konferencë për shtyp. Berisha deklaron: Brenda 24 orëve Nano të japë dorëheqjen. Kryetari i PD-së për Tiranën Vili Minarolli deklaron: të mbahen tre ditë zie. Në deklaratë thuhej se vrasjen e ka kryer shefi i Rendit të Tropojës Jaho Salihi që sipas PD-së ka qenë me katër makina policie. Vrasësi ka dalë nga makina me targë VL 06076

Ora 10.00. Ministri i Brendshëm Perikli Teta deklaron në TVSH: Një nga pistat e vrasjes është një nga versionet e PD-së që akuzon si autor të ngjarjes shefin e Rendit të Komisariatin e Tropojës Jaho Salihi. Ministria e Rendit shpall kërkimin për vrasësin. Teta deklaron se Salihi është paraqitur në punë në orën 07.15 të kësaj dite. Prezenca e toij konfirmohet nga i plofuqishmi i qeverisë në këtë rreth, Taulant Dedja.

Ora 10.10. Partia Demokratike jep konferencë për shtyp ndërsa një altropalant ishte instaluar jashtë selisë përpara së cilës kishte mijëra simpatizantë. Berisha: “Kemi të dhëna se zëdhënësi i kryeministrit Nano ka pagëzuar sot vrasësin në emër të Nanos. Vrasësi është Fatos Nano. Ai ka vetëm 24 orë kohë. Nëse nuk jep dorëheqjen ne nuk mund ti përmbajmë turmat”.

.

Ora 10.30. Pasi kanë dëgjuar Berishën, rreth 2 mijë militantë nisen për një marshim proteste përpara gpdinës së kryeministrisë. Tek Ministria e Rendit dështon përpjekja për të sulmuar këtë godinë. Megjithatë shkatërrohen të gjitha makinat e parkuara aty dhe në drejtim të xhamave janë hedhur sende të forta.

Ora 11.00. Qeveria nis mbledhjen e jashtëzakonshme për të diskutuar rrethanat e vrasjes dhe masat e marra pas ngjarjes, por në këtë moment sulmohet godina. Shkatërrohet dhe digjet zyrat e katit të parë. Tetë makina prapa godinës digjen. Mes tyre makina e Arben Imamit dhe makina me targë TR5191 A. Dhjetra të armatosur futen brenda. Nano dhe anëtarë të tjerë të qeverisë largohet nga dera e pasme.

Ora 11.20. Ambasadori i OSBE-së në Tiranë i telefonin Berishës: Bëni durim deri në zbardhjen e enigmës.

Ora 11.30. Ambasada Amerikane në Tiranë nxjerr një deklaratë në të cilën thuhet se shqiptarët duhet të ruajnë qetësinë. “Vdekja e Hajdarit nuk duhet të shfrytëzohet”, thotë ambasadorja Marissa Lino.

Ora 11.30. Gjatë demonstrimit vritet me armë zjarri Skënder Kalenja, 59 vjeç, ish-sekretari i BK-së Tiranë. Plagoset komandanti i Gardës, Haki Liçaj dhe një vajzë 15 vjeçe.

Ora 16.00.-18.00. Zhvillohen homazhe në sheshin “Skënderbej” në arkivolin e Azem Hajdarit. Mijëra njerëz kalojnë në kortezh përpara arkivolit.

Ora 17.00. Mblidhet qeveria italiane. Kryeministri Romano Prodi: “Të ndalet dhuna në Shqipëri”.

Ora 17.40. Partitë e grupimit Bashkim për Demokraci me BK-në dhe PR-në, i kërkojnë Meidanit dorëheqjen e Nanos deri në orën 12.00. të së martës dhe më pas të krijohet një qeveri teknike.

Ora 18.00. Takohen ambasadorja amerikane Marisa Lino, ai italian Spatafora, Nano tek presidenti Meidani. Kryeministri Nano merr bekimin për të mos u larguar me dhunë.

E HENE 14 shtator

Ora 10.00. Zyra e shtypit e kryeministrit njofton se të armatosurit që duan të destabilizojnë rendin, do të goditen.

Ora 11.00. Pas ceremonisë mortore turma nuk niset drejt Varrezave të Sharrës por drejt godinës së kryeministrisë. Berisha kthehet në seli.

Ora 11.45. Një grup personash e çojnë arkivolin për nga dera e kryeministrisë. Godina braktiset. Sulmohet me armë e bomba.

Ora 12.00. Nga Garda dalin tanket por për pak minuta merren nga të armatosurit. Dikush në mes të turmës gënjen se Nano dha dorëheqjen. Turma ekzaltohet. Në krye të saj ishin Pjetër Arbnori, Ekrem Spahia, Leonard Demi dhe Emin Gjana.

Ora 13.00. Shkatërrohen plotësisht zyrat e kryeministrisë, një granatë hidhet në zyrën e kryeparlamentarit Skënder Gjinushi. Bastisen Gjykata Kushtetuese, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Kulturës.

Ora 14.00. Pushtohet RTVSH-ja. Rreth 200 të armatosur rrethojnë godinën, ndërsa kryetari i PLL-së Ekrem Spahia del në ekran duke u intervistuar nga Alfons Zeneli dhe regjizori Artur Bejzade. Merret peng drejtori Edi Mazi dhe drejtori i Radios Martin Leka.

Ora 14.10. Në Tiranë nisin vjedhjet dhe djegiet e dyqaneve në qëndër. Në TVSH spikeri thotë se po krijohen patrulla civile të armatosura për ruajtjen e pasurisë.

Ora 15.00. Dalin në rrugë policët e parë. Shefi i komisariatit numër 3 Neritan Nallbati, Arben Dashi, Ilir Bellovoda marrin situatën. RENEA merr tanket.

Ora 19.00. Ministri Teta jep ultimatumin për dorëzimin e TVSH-së. Rebelët dorëzohen. Teta deklaron: dështoi tentativa për grusht shteti.

Ora 20.00. Atentat ndaj Tetës në afërsi të hotel Dajtit, por shpëton për mrekulli. Rojet e tij vrasin njeriun që qëlloi me armë ndaj ministrit.

18 SHTATOR. Neritan Ceka deklaron në media: “Sali Berisha ka gisht në vrasje”.

31 SHTATOR. I plagosuri i atentatit Zenel Neza, përcillet në një spital të Turqisë për kurim.

9 SHTATOR. Në një intervistë në gazetën “Koha Jonë” nga shtëpia e tij Jaho Mulosmani deklaron: “Nuk e vrava unë Azemin. Kam qënë në shtëpi ditën e vrasjes”.

13 TETOR. Prokuroria e Tiranës nën drejtimin e kryeprokurores Dolores Velaj harton listat e deklaruesve. Në selinë e PD-së mbërrin kërkesa për të dëshmuar rreth vrasjes.

30 TETOR. Kërkesa e dytë për Berishën, Minarollin, Boden, Pollon, por ata nuk pranojnë të dëshmojnë.

30 NENTOR. Walter Wangberg, prokuror i Distriktit të Bergenit në Norvegji atashohet pranë grupit hetimor shqiptar për zbardhjen e vrasjes së Azem Hajdarit. Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Daan Everts negocioi për emërimin e tij nga ana e këtij organizimi.

1 DHJETOR 1998. Prokurori Wangberg deklaron: “Besoj se çështja do të zbardhet”.

JANAR 1999. Disa juristë të Partisë Demokratike hartojnë një projekt-ligj për hetimin e çë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›